Aktualitet
“PD s’ka gjasa të jetë e suksesshme në zgjedhjet e ardhshme”
Në dokumentin që disponon gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu të dosjes britanike për ndalimin e hyrjes së Sali Berishës, theksohet se ish-kryeministri mund të zëvendësohet nga dikush më i ri deri në zgjedhjet e 2025.
Sipas projeksioneve të qeverisë britanike, Partia Demokratike nuk do të jetë e suksesshme në zgjedhjet e vitin 2025.
Sipas Lisa Giovannettit, përfaqësuese e qeverisë angleze në këtë proces, ka një probabilitet dhe risk të ulët që Berisha mund të mbajë pozicione, potencialisht si kryeministër apo president.
“Ka një probabilitet dhe risk të ulët apeluesi Sali Berisha mund të mbajë pozicione në qeveri potencialisht si kryeministër apo president. Ministria e Punëve të jashtme Foreing Office dhe Bashkimi Europian në Tiranë vlerësojnë se Partia Demokratike nuk ka gjasa të jetë e suksesshme në zgjedhjet e ardhshme.
Ne nuk e përjashtojmë mundësinë që kjo të ndodhë teksa apeluesi Sali Berisha mund të jetë kryetar i PD. Ai është 77 vjeç, mbase mund të zëvendësohet nga dikush më i ri deri në zgjedhjet e 2025 por kjo nuk është e garantuar”, i tha gjykatës, Lisa Giovannetti KC, përfaqësuese e qeverisë britanike gjatë apelit të ndërmarrë nga ish-kryeministri demokrat, Sali Berisha