Kosova
NATO kompenson Kosovën, balanca e humbjes në KiE
Ish-ambasadorja e Serbisë në OSBE, Branka Latinoviç, konsideroi se përmirësimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s është kompensim për mos shqyrtimin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës, por edhe një lloj mesazhi për Serbinë pas votimit të rezolutës për Srebrenicën.
Sipas Latinoviç tani shtrohet pyetja se pse është vendosur tani të votohet për statusin e anëtarit të asociuar për Kosovën dhe theksoi se disa faktorë kanë ndikuar që kjo të ndodhë në seancën e fundit. Njëra prej tyre është që statusi i Kosovës të jetë në një paketë me Bosnjën dhe Hercegovinën.
Ajo gjithashtu beson se kjo është në një mënyrë kompensim ndaj autoriteteve në Prishtinë për atë që nuk ndodhi në Strasburg, ku shqyrtimi i pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës u shty deri në një njoftim të dytë.
Latinovic u shpreh gjithashtu se dhënia e statusit të anëtarit të asociuar Kosovës është në një farë mënyre mesazh edhe për Serbinë për shkak të miratimit të Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
“Mendoj se në një farë mënyre ky është edhe një mesazh për Serbinë lidhur me triumfalizmin e kesaj te fundit të shprehur me ate që ndodhi në Nju Jork në lidhje me miratimin e Rezolutës për Srebrenicën dhe mënyrën se si Serbia e interpretoi atë” – potencoi ish ambasadorja duke shtuar se Aleanca e NATO-s ka plane afatgjata persa i përket përfshirjes së saj në territorin e Kosovës.