Kronike
Goditet grupi i drogës në veri/ Katër persona arrestohen në Malësi të Madhe, sekuestrohen 265 kg kanabis dhe dy mina
Një grup kriminal i prodhimit dhe transportit të sasive të mëdha të narkotikëve brenda dhe jashtë vendit është zbuluar dhe goditur nga Policia e Shkodrës.
Kontrollet në automjet dhe në banesat e dy vëllezërve, Bujar dhe Naim Kukaj, çuan në zbulimin e 265.4 kilogramëve kanabis, të ndarë dhe të paketuar për t’u shitur e trafikuar.
Në pranga përfunduan Admir Selgjekaj, 38 vjeç, Elsid Ramci, 25 vjeç, si dhe vëllezërit Bujar Kukaj, 56 vjeç, dhe Naim Kukaj, 52 vjeç. Për Bujar Kukajn rëndon gjithashtu dyshimi për mbajtje pa leje të armëve dhe municionit, pasi gjatë kontrolleve u zbuluan edhe dy mina.
Nga hetimet, Policia dyshon se anëtarët e familjes Kukaj merreshin me magazinimin dhe paketimin e drogës. Ndërsa Admir Selgjekaj, Elsid Ramci dhe Anarldo Mulleti dyshohet se organizonin transportin dhe shitjen e saj brenda dhe jashtë vendit. Për Esat Kukajn, 58 vjeç, Denjan Kukajn, 23 vjeç, dhe Anarldo Mulletin, 39 vjeç, është bërë shpallja në kërkim. Policia po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre.