Connect with us

Politike

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë/ Socialistët zgjedhin Vangjel Tavon kandidat për kryetar bashkie

Vangjel Tavo, aktualisht prefekt i Qarkut të Vlorës, është votuar nga kryesia e Partisë Socialiste si kandidat për zgjedhjet në bashkinë e Himarës, të cilat do të mbahen më 4 gusht. Mbledhja e kryesisë, e cila nuk zgjati më shumë se 30 minuta, nisi rreth orës 8 e 30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Për mediat foli kreu i grupit parlamentar të PS-së, Blendi Klosi, i cili vlerësoi figurën e Tavos, ndërsa tha se do të ketë një garë elektorale të qetë.

‘Vjen si një figurë e njohur politike, njohës i asaj zone, i asaj krahine. Garat elektorale e kanë përgatitur atë që të jetë përfaqësues i atij komuniteti. 4 gushti është shumë afër. Do të kemi një garë të qetë elektorale. Shkojmë për të pasur një rezultat pozitiv.’- u shpreh Blendi Klosi, kreu i grupit të PS-së.

Nga ana tjetër kongresi i Partisë Socialiste i cili ishte parashikuar që të mbahej në datë 20 korrik, është shtyrë dhe do të mbahet me datë 27 korrik.

Advertisement