Connect with us

Kronike

Drejtoria e Burgjeve nuk lejon Dritan Dajtin të dal nga qelia, avokati: Keni 6 mijë policë rendi

Seanca e radhës në Gjykatë për vrasësin e 4 efektivëve të policisë, Dritan Dajti është duke u mbajtur ditën e sotme. Dajti ka kërkuar që të jetë i pranishëm në seancë, por Drejtoria e Burgjeve nuk e ka lejuar këtë.

Mësohet se Drejtoria e Burgjeve ka indicje, se Dajti mund të arratistet, nëse del nga burgu i Peqinit për të shkuar në Gjykatën e Elbasanit. Për këtë seanca e sotme do të mbahet me video-live.

Ndërkohë që avokati i Dajtit ka ironizuar Drejtorinë e Bugjeve, duke i kujtuar se sa efektivë kanë në dispozicion, për të mos lejuar që asnjë arratisje të mos ndodhë.

“3800 policë burgjesh dhe 6 mijë policë rendi në Republikën e Shqipërisë, nuk shoqërojnë dot në gjykate një të dënuar. Ndërkohë që tek e njëjta gjykatë, në vitet ‘99-‘00. Janë gjykuar në praninë e tyre në salle. Bëhet fjalë për banda të viteve ‘97”, tha ai.

Gjykata e Lartë ka rikthyer në burg përjetë Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009. Ai ishte në prag të lirimit, pasi Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg. Ngjarja, për të cilën Dritan Dajti u gjykua ka ndodhur në 7 gusht të 2009, në orën 13:50 në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës, pranë pistës së vogël “Iliria”. Në dosjen e Prokurorisë sqarohet se gjatë kryerjes së operacionit për kapjen e shtetasit Dritan Dajti, kanë qenë të pranishëm disa punonjës policie, ndërsa është marrë informacion për një makinë ku dyshohej se ishte Dajti.

Advertisement