✦
Thinking ...
Connect with us

Rajon

Atentati në Athinë me 25 plumba, Ja çfarë i tha pronari shqiptar kamarierit para sulmit

Autoritetet greke dyshojnë se sulmi i armatosur në një kafene në Agios Panteleimonas, ku mbeti e plagosur një vajzë 10-vjeçare, lidhet me një përplasje mes grupeve kriminale.

Sipas informacioneve të reja, katër persona mbërritën në lokal me një automjet të vjedhur disa ditë më parë në zonën e Vrilissias. Autorët qëlluan rreth 25 plumba me kallashnikov, ndërsa pas sulmit automjeti i përdorur për arratisje u gjet i djegur në Aspropyrgos. Brenda tij u gjet edhe arma e zjarrit.

Nga të shtënat mbeti e plagosur në këmbë një vajzë 10-vjeçare, e cila është vajza e partneres së pronarit të lokalit, 30-vjeçarit shqiptar Denis Luli. Fëmija u transportua në spital nga nëna e saj.

Oficerët e Drejtorisë për Luftën Kundër Krimit të Organizuar po hetojnë mundësinë që sulmi të jetë pjesë e një përplasjeje mes grupeve rivale, që dyshohet se mund të kenë lidhje me trafikun e drogës.

Në kuadër të hetimeve po shqyrtohet edhe përfshirja e mundshme e të burgosurit shqiptar Klodian Lekocaj.

Denis Luli është i njohur për autoritetet greke për precedentë të mëparshëm penalë. Në vitin 2016, ai u përfshi në një rast që lidhej me një plantacion të madh marijuane në Arta, ku dyshohet se qëlloi ndaj efektivëve të policisë dhe u arratis. Ai u arrestua rreth dy vite më vonë.

Në vitin 2021, Luli u lirua nga burgu i Malandrinon me kushte kufizuese, ndërsa në vitin 2025 policia u angazhua sërish për një rast që lidhej me një sasi të vogël droge.

Deri tani, Luli ka refuzuar t’u japë autoriteteve informacion për sulmin. Sipas burimeve të hetimit, ai dyshohet se kishte paralajmëruar një punonjës të lokalit që, në rast se dikush e kërkonte, të pretendonte se nuk e kishte parë.

Hetimet vijojnë për identifikimin e katër autorëve, zbardhjen e motivit të sulmit dhe përcaktimin e lidhjeve të mundshme mes personave të përfshirë.

Advertisement