✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Makina përmbyset në mes të rrugës, ja gjendja e personave që ishin në mjet

Një automjet është përmbysur në rrugën që ndodhet në proces punimesh, pak pasi kalohet mbikalimi i Rinasit, në krahun e djathtë të aksit në drejtim të Durrësit.

Nga pamjet e siguruara, automjeti shihet i kthyer përmbys në mes të rrugës. Ende nuk ka informacion të konfirmuar nëse ka persona të lënduar, ndërsa nuk dihen as rrethanat dhe shkaku i aksidentit.

Fakti që aksi është aktualisht në punime mund ta vështirësojë qarkullimin dhe lëvizjen e mjeteve në këtë segment rrugor.

Pritet informacion i mëtejshëm nga autoritetet për gjendjen e personave që ndodheshin në automjet dhe për rrethanat e plota të aksidentit.

Advertisement