Connect with us

Aktualitet

Pse po vonohen përgjigjet për tamponët? Flet shefja e Epidemiologjisë në ISHP

Shefja e Epidemiologjisë, në ISHP, Eugena Tomini e ka pohuar vonesën që po ndodh në kryerjen e tamponëve.

Sipas saj, përveç tamponit, ajo tha se ka edhe faktorë të tjerë për të konfirmuar në rastet e dyshuara, si simptomat apo imazhi skanerik. Tomini theksoi se fatalitet kanë ndodhur në spital dhe jo në kushte shtëpie, kur u pyet për marrjen e përgjigjes së tamponit pas vdekjes.

“Marrja e një tampon për një rast të dyshuar do të thotë që ky individ është aktiv për të transmetuar sëmundjen. Edhe tamponi jep fals negativiteti. 25% e rasteve mund të rezultojnë negativë, por duke qenë se ka faktorë të tjerë, si je kontakt me raste të tjerë, simptomat, apo imazhi skanerik.Nëse nuk kemi shenjë klinike nuk do të marrim mjekim dhe ky individ duhet të karantinohet 10-14 ditë.

Nuk e mohoj faktin që ka vonesa në realizimin e një përgjigjeje. Por në gjithë këtë peshë është trokitje derë më derë, zhveshje nga mjetet personale dhe riveshje dhe sigurisht që ka vonesa, por që duhen mirëkuptuar dhe nuk duhen marrë të veçuara. Ka pakënaqësi. Tamponi nuk merret në momentin që pacienti thërret, por kur përmbush 4-5 ditë. Një rast që hospitalizohet në spital ka tampon pozitiv, ka klinikë dhe skaner pozitiv. Në kushte shtëpie ne nuk kemi pasur fatalitete me tampon”-tha Tomini.

SOT.COM.AL

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *