Kronike
SPAK DHE ANTIMAFIA GODASIN GRUPIN KRIMINAL
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) nisi në orët e para të mëngjesit një operacion në bashkëpunim me Antimafien e Barit për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për pastrim të parave.
Në total janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 ‘arrest me burg’, 6 të ekzekutura në Itali dhe 4 në Shqpëri, 1 ‘arrest shtëpie’ dhe 3 ‘detyrim paraqitje’.
Në pranga ka rënë Ergys Kastrati alias Bishja, i cili prej 2 vitesh është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, gruaja e tij dhe 2 shoferë që trnasportonin para. Bishja u arrestua në një vilë pranë TEG-ut.
Në Itali masa e sigurisë i është komunikuar kreut të grupit kriminal Igli Kamberi, i arrestuar në korrik 2025 në Hungari i dyshuar ndër të tjera edhe për vrasjen e një 26-vjeçari në Berletta të Italisë në vitin 2025.
Ishin hetimet për këtë vrasje që çuan në zbulimin e këtij rrjeti kriminal dhe aktivitetit të apstrimit të parave, të cilat nga Italia sillshin në Shqipëri me mjete të ndryshme transporti.
Mbi 680 mijë euro të sekuestruara në pikën kufitare të Muriqanit ndërsa po tentohej të futeshin në Shqipëri me një automjet, dyshohet se i përkasin pikërisht grupit të Kamberit.
Igli Kamberi dyshohet si kreu i grupit kriminal me veprimtari në fushën e pastrimit të parave.
Atij i është komunikuar në Itali masa e sigurisë ‘arrest me burg’, teksa është i arrestuar ndër të tjera pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e parukierit 26-vjeçar nga Barletta , i cili u zhduk më 25 prill 2025 dhe u gjet i vdekur katër ditë më vonë.
Francesco Diviesti, parukier, u zhduk në mbrëmjen e 25 prillit 2025, pasi doli nga shtëpia e tij rreth orës 8:30 të mbrëmjes.
Imazhet e fundit të disponueshme për hetim e treguan atë disa orë më vonë brenda berberhanes ku punonte me të atin, kamerat e sigurisë së dyqanit e kapën atë duke hyrë në dyqan dhe duke lënë skuterin e tij.
Që nga ai moment, i riu u zhduk plotësisht. Për ditë të tëra, familja dhe miqtë nisën apele publike, ndërsa forcat e rendit intensifikuan kërkimet në të gjithë zonën.
Më 29 prill, historia përfundoi në mënyrën më dramatike: trupi i 26-vjeçarit i cili ishte gjysmë i djegur, u gjet nga karabinierët në një rrënojë në fshat midis Canosa di Puglia dhe Minervino Murge, në lagjen “Femmina morta”.
Ndër të tjera, Igli Kamberi dyshohet dhe për posedimin e 24 kilogramëve kokainë po në Barletta
