Sport
Dramë në Serie A, Juventusi dhe Milani mbeten jashtë Champions League! Roma e mbyll e treta, Como në vendin e katërt historik
ITALI – Serie A e futbollit në Itali zhvilloi këtë të dielë raundin e 38-të, të fundit për sezonin 2025-26, aty ku u mësuan edhe verdiktet finale.
Milani ka shkatërruar gjithë sezonin me humbjen 1-2 në “San Siro” ndaj Cagliarit, duke mbetur jashtë Champions League. Kuqezinjtë kishin nevojë vetëm për një pikë për të siguruar kualifikimin, por u larguan mes zhgënjimit të tifozëve.
Milani e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë, teksa Alexis Saelemaekers shënoi që në minutën e dytë. Megjithatë, miqtë reaguan shpejt dhe barazuan me Gennaro Borrelli pas një goditjeje këndi. Në pjesën e dytë ishte Juan Rodriguez ai që realizoi golin vendimtar me kokë në minutën e 57-të, duke ‘vulosur’ triumfin e Cagliarit dhe krizën e madhe të Milanit
Nga kjo situatë përfitoi Como, që shkroi historinë duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në Champions League. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas fitoi bindshëm 1-4 ndaj Cremonese dhe e mbylli sezonin në vendin e katërt. Vetëm 7 vite më parë Como luante në kategorinë e katërt të futbollit italian.
Ndërkohë, Roma bëri detyrën në transfertë ndaj Veronës duke triumfuar 0-2. Donyell Malen hapi sfidën, ndërsa Stephan El Shaarwuy ‘vulosi’ suksesin në kohën shtesë. Verdhekuqtë e mbyllin kampionatin në vendin e tretë.
Derbi i qytetit mes Torinos dhe Juventusit u mbyll 0-1 për bardhezinjtë në pjesën e parë. Takimi nisi me vonesë për shkak të përplasjeve mes tifozerive, ndërsa Juves nuk do t’i bëjnë punë as tri pikë pasi zyrtarisht janë jashtë Championsit.
Në fundin e tabelës, Lecce siguroi mbijetesën falë fitores minimale ndaj Genoa. Ndërsa Cremonese bie në Serie B së bashku me Veronën dhe Pisan.
Për sezonin e ardhshëm evropian, Juventusi dhe Milani do të luajnë në Europa League, ndërsa Atalanta në Conference League.