Connect with us

Kronike

Kryen vrasjen në Velipojë, publikohet fotoja e dy vëllezërve Frroku

Personat që shikoni në foton më poshtë janë dy vëllezërit Gëzim dhe Edmir Frroku, që bënë masakër një natë më parë në Velipojë.

Jashtë hotelit që kanë në pronësi në Velipojë, ata vranë Arsid Hoxhën dhe Ersild Ishmin, ndërsa i plagosur me një plumb në këmbë mbeti edhe kamerieri.

Vëllezërit Frroku vijojnë të jenë në arrati, ndërsa policia vijon kontrollet për kapjen e tyre.

Deri më tani, në pranga kanë rënë shtetasi M.P dhe Zyber Zagradi, kamarieri që u plagos mbrëmjen e kaluar me një plumb në këmbë.

Të dy janë përfshirë mbrëmë në përplasjen fizike që përfundoi me dy viktima.

Advertisement