Connect with us

Kosova

Macron është i hapur për shkëmbimin e territoreve/  Tema e debatit pezull mbi tavolinë

Serbia, sipas ekspertes gjermane për Ballkanin Perëndimor, Johanna Deimel, e sheh Francën si një partnere të rëndësishme – në kuptimin, politik, ushtarak dhe ekonomik – ndërsa Franca shpreson që duke forcuar lidhjet ekonomike me Serbinë, do të “kërcënojë” rivalin e saj kryesor në Bashkimin Evropian, Gjermaninë.

Deimel në dritën e vizitës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Serbi, ka potencuar se qëndrimi i Macron në Beograd ka edhe karakter më të gjerë gjeopolitik në kontekstin raporteve Francë – Gjermani përbrenda Unionit.

Sipas saj, Franca dhe Gjermania kanë nuanca në raport me qëndrimet kundrejt Kosovës.

“Për Macron, shkëmbimi i territoreve, të cilin Angela Merkel e hodhi poshtë kategorikisht, mund të jetë një ‘temë debati’, pasi tha se: ‘nuk duhet të jetë tabu’”, deklaron Deimel

Franca, kujtoi ajo, gjithashtu ka dënuar “shumë fuqishëm” veprimet e ndërmarra në Veri të Kosovës, veprime të cilat sipas saj rrezikojnë të kalojnë të “gjitha kufijtë” duke i krijuar Kosovës probleme me partnerët e saj “BE dhe SHBA, ku rezultati i zgjedhjeve presidenciale në nëntor do të jetë vendimtar. Nëse Donald Trump rizgjidhet, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në axhendë”.

Macron, sipas Diemel që nga maji i vitit 2017, ka rishikuar në masë të madhe qëndrimin e tij për zgjerimin e Bashkimit Evropian, ndersa 5 vite më parë, ai potencoi se “refuzon çdo zgjerim përpara reformës së thellë të BE”.

Diemel duke potencuar se një metodologji e re e zgjerimit u miratua në fillim të vitit 2020 me iniciativën e Francës, ka pretenduar se Vuçiç ka përfituar nga qendrimi i meparshem i Macron.

“E gjithë kjo funksionoi në duart e stabilokracisë së Vuçiçit – Beogradi mund të vazhdojë të sillet në mënyrë autokratike dhe, po, në të njëjtën kohë, të pretendojë se Serbia aspiron anëtarësimin në BE”-deklaroi Deimel

Advertisement