Connect with us

Politike

‘Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut’

Deputeti i PD-së Ervin Salianji  bëri deklaratë të fortë duke thënë se iu ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut. Teksa u pyet nga moderatorja e emisionit Grida Duma “Pse nuk e bërë këtë?”, Salianji u përgjigj duke thënë se nëse ai tërhiqet, nuk ka çfarë mesazhi të japë tek qytetarët.

Ndër të tjera theksoi se i qëndron 100% denoncimeve të tij që ka bërë si deputet.

I kanë tejkaluar vijat e kuqe, është hera e parë që dënohet dikush për ‘kallëzim të rremë’, sidomos një deputet dhe funksionar. Ndodh për herë të parë që të gjitha faktet të jenë kundër atyre çka kanë kallëzuar, ndërkohë të dënohem unë që kam bërë denoncimin tim në publik.

Trupa gjyqësore e sotme ka marrë vendim me shumicë. Unë kam kaluar 1000 filtra në këtë regjim dhe nuk kam asnjë lloj precedenti.

Advertisement