Politike
“Mood-i im!”/ Pas procedimit në SPAK, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer
Deputetja opozitare Monika Kryemadhi ka postuar një video në rrjetet sociale ku shihet duke kërcyer nën ritmet e muzikës së The Pointer Sisters Girl group pranë një pishine. Krahas videos, Kryemadhi shkruan se ky është “mood-i” i saj pas një tjetër procedimi penal.
Deptetja i referohet procedimini në SPAK të saj dhe disa deputetëve të tjerë të opozitës pas revoltës së djeshme në seancën plenare në Kuvend.