Connect with us

Kosova

Fluturon në qiellin e 7-të/ Lajçaku pret zgjidhje efektive pas takimeve në Nju Jork

Miroslav Lajcak ka shkruar rreth “maratonës diplomatike” në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Emisari Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, nëpërmjet një postimi në “Facebook” deklaroi se pret “zgjidhje efektive” pas takimeve që zhvilloi në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Lajçak qëndroi në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara (SHBA) javën e kaluar, ku liderët botërorë u mblodhën për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ai takoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenten kosovare, Vjosa Osmani, ku diskutuan edhe rreth nevojës për implementimin e marrëveshjeve të dialogut Prishtinë-Beograd.

“Unë ndjeva temperaturën globale për çështje me rëndësi për të gjithë ne dhe me të vërtetë besoj se diskutimet tona do të ndihmojnë në krijimin e zgjidhjeve efektive për sfidat me të cilat përballemi globalisht” – ka shkruar emisari i BE-së në një përbledhje të shkurtë rreth “maratonës diplomatike” në kuadër të javës së nivelit të lartë në Nju Jork.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënive në fillim të vitit të kaluar, fillimisht në Bruksel të Belgjikës, pastaj në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Por, përkundër insistimit të diplomatëve evropianë se Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit janë ligjërisht obligative, akoma nuk është zbatuar.

Advertisement