Connect with us

Aktualitet

Dëmtohet hidrovori i Vlorës/ Shpërthen punonjësi: Njerëzit hedhin plera, janë derra!

Pas përmbytjeve të regjistruara në Vlorë, qyteti është përballur me një tjetër problematike. Mësohet se një nga pompat e hidrovorit është përfshirë nga flakët. Më tej bëhet me dije se pas përfshirjes nga flakët të pompës janë stakuar edhe tre pompa të tjera.

Mësohet se pompa është përfshirë nga flakët kur po operonte në mënyrë intensive për të përballuar ngarkesën e lartë. Pas zjarrit në vendngjarje kanë mbërritur 3 zjarrfikëse. Ndërkohë një nga punonjësit i cili punon në hidrovorin e qytetit bregdetar ka thënë se si pasojë e mbeturinave që njerëzit hedhin janë shkatërruar 2 pompa.

“Këtu na shkatërruan pompat nga mbeturinat që njerëzit hedhin në kanal. Na nxorën 2 pompa të mëdha jashtë loje. Këtu janë me mijëra mbeturina, dyshek, jorganë, batanije, rrogoza, kolltuqe,divanë, bidona çfarë nuk ka.
Na kanë mbetur të hedhim krokodila në ujë që t’i hanë me gjithë mbeturina. I bëjmë thirrje qeverisë të na sjellin pompa të reja. 30 vite e njëjta situatë. Njerëzit janë të pandërgjegjshëm”, ka thënë një punonjës i hidrovorit. Nuk janë njerëz por janë derra.

Advertisement