Connect with us

Politike

Protesta e PD/ Ervin Salianji letër nga burgu: Populli shkund çdo tirani!

Vetëm një orë përpara protestës së thirrur nga Partia Demokratike, ish-deputeti Ervin Salianji ka publikuar një letër nga ambientet e burgut. Ai shkruan se sot të gjithë duhet të protestojnë për të fituar lirinë pasi kjo është e vetmja rrugë. Sipas tij çdo qytetar duhet të reagojë për pagat, fitoren e munguar, për pronat, për jetën dhe për një Shqipëri më të mirë.

Letra e plotë:

Në këto orë, ata po korrin frikën që mbollën vetë!
E dimë që menduan se do na frikësonin, e sot më shumë na forcuan. Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre! Ne e dimë që shumë nga ne sakrifikojnë e rezistojnë sepse na takon ne së pari të jemi muri që ndal të keqen. Na takon ne dhe vetëm ne të jëmi forca e shembullit.
Miq,

Të humbësh lirinë për të fituar forcën e goditjes ndaj padrejtësisë, është zgjedhje e ndërgjegjies. Të humbësh lirinë në betejë për të fituar demokracinë e qeverisje të mirë për njerëzit, është vlera më e lartë.

Të humbësh lirinë duke fituar besimin në sakrificë është forma më ë lartë e fisnikërisë civile. Të fitosh lirinë duke protestuar me besimin që shqiptarët meritojnë një tjetër zgjidhje, është rruga!
Reago, mos humb veten, as dinjitetin, as të drejtat!
Reago, sepse forca dhe e drejta janë me ty!
Reago! Reago për pagën e degraduar; për fitimin e munguar; për pronën e pafituar, për jetën e shtrenjtuar, për fjalën e cunguar, për shpresën e mpirë, për një Shqipëri më të mirë.
Populli shkund çdo tirani!

Protesta e opozitës vjen pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji, i cili u dënua për shkak të çështjes “Babale”. Si shenjë proteste, opozita nisi dy aksione të mëparshme, ku shkaktuan dhunë dhe kaos në Kuvend. Deputetët dogjën karriget në oborrin e Parlamentit më 30 shtator dhe për këtë arsye ata u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës deri më 60 ditë. Ndërsa, në seancën e së enjtes më 3 tetor ata nuk u lejuan të futeshin në Kuvend nga garda, dhe deputetët e opozitës bllokuan hyrjet e Kuvendit për të penguar kolegët e tyre socialist të merrnin pjesë në seancën parlamentare. Për shkak të rrëmujës që u zhvillua jashtë, seanca parlamentare zgjati vetëm 30 minuta, ndërsa deputetët që u penguan të futeshin dogjën në oborr 4 manekinë dhe deklaruan se nuk do të ketë më normalitet.

Advertisement