Connect with us

Politike

“Eliminohet Korridori 8″/ Vuçiç ‘tradhton’ kryeministrin Rama

Media bullgare BNES News Agency, shkeuan se ministri serb i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiç, ka pranuar personalisht se Qeveria e Aleksandër Vuçiç ka qenë i përfshirë në ndalimin e ndërtimit të Korridorit 8, i cili duhet të lidhë Detin e Zi me Detin Adriatik.

“Në Bashkimin Evropian kanë shtyrë për korridorin nga Bullgaria në Shqipëri, si dhe atë nga Rumania në Greqi. Ne e shmangëm këtë skenar të zymtë për Serbinë me vendimin e Aleksandar Vuçiç që Beogradi të fillojë të investojë në linjën hekurudhore nga Korridori 10”, tha hapur Vesiç.

Sipas tij, “Serbia duhet të luftojë që të jetë një vend qendror nëpër të cilin kalojnë të gjitha linjat hekurudhore”.

BGNES kujton se vendimi i parë i qeverisë së Hristijan Mickoskit në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte ndalimi i ndërtimit të Korridorit 8.

Krahu i djathtë i Mickoskit, Aleksandër Nikoloski, madje u përpoq t’i drejtonte fondet evropiane të siguruara për këtë korridor transporti, Korridori 10, raporton media bullgare BNES News Agency.

Kujtojmë se “Korridori 8” u projektua si pjesë e Rrjetit Pan-Europian në Konferencën e Kretës në vitin 1994, me qëllimin që të financohej dhe të përfundonte në 15 vitet e ardhshme, por më vonë, projekti mbeti në hije, për shkak të zhvillimit të rrjeteve Lindje-Perëndim pak më lart se Mesdheu, të nxitura nga investimet e Kinës në infrastrukturë dhe përparësisë që morën rrjetet rrugore Veri – Jug.

Gjurma kryesore e Korridorit 8 përfshin portet detare dhe lumore, aeroportet, portet multi-modale, rrugët dhe hekurudhat, me një total prej 1270 km hekurudha dhe 960 km rrugë.

Ai shkon nga portet jugore italiane të Barit dhe Brindisit në portet shqiptare të Durrësit dhe Vlorës, më pas përmes kryeqyteteve – Tiranë, Shkup, Sofje – përmes Plovdivit, duke përfunduar në portet bullgare të Burgasit dhe Varnës në Detin e Zi.

Advertisement