Aktualitet
Ministri grek për negociatat e Shqipërisë: BE do të bëhet më e fortë!
Menjëherë sapo mbërriti në Luksemburg, ministri grek George Gerapetritis nuk nguroi të jepte deklartatën e tij në konferencën ndërqeveritare që hapI kapitullin e parë të bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërinë në BE.
Ministri grek theksoi se ky vendim vjen si rrjedhojë e një qëndrimi të përbashkët të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Në mbyllje të fjalës së tij ai shtoi se me anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, BE do të bëhet më e fortë.
”Greqia do ta ndjekë nga afër këtë proces dhe do të ndërhyjë aty ku është e nevojshme, me shpresën që edhe vendet e tjera anëtare të Ballkanit Perëndimor të ndjekin këtë kurs.
Sot është një moment historik në zhvillimin e kursit evropian të vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor. Një kurs që filloi 21 vjet më parë, me Greqinë si pioniere dhe udhëheqëse, me axhendën e Selanikut. Greqia ka mbajtur një qëndrim konstruktiv në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.
Qëndrimi ynë është se grupi i parë i kapitujve, i cili po hapet sot dhe ka të bëjë me të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës, duhet të përfshijë edhe të drejtat e pakicave, duke përfshirë edhe atë të pakicës etnike greke, dhe në veçanti të drejtat e tyre pronësore, tashmë një qëndrim i përbashkët, një qëndrim i përbashkët i regjistruar i 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian se shtetet e tjera anëtare të Ballkanit Perëndimor do të ndjekin këtë kurs në një kohë jashtëzakonisht të paqëndrueshme në rajonin tonë e më gjerë, është absolutisht thelbësore që Bashkimi Evropian, familja evropiane, të thellohet, të rritet dhe të bëhet më e fortë”, tha ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis.
Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014. Ndërsa në mars të 2020 Shqipëria mori aprovimin për hapjen e negociatave dhe në korrik të 2022 BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me vendin tonë.