Aktualitet
Aktivisti Dalipi: Do të bllokojmë pikat kyçe në kryeqytet
Njëri prej koordinatorëve të protestës, Visuar Dalipi në një intervistë për News 24 deklaroi se mai po proteston sepse ndihet i huaj në vendin e tij.
Dalipi i njohur në rrjetet sociale si “Banka e fundit” tha se ardhja e migrantëve do t’i japë hov protestës dhe përshkallëzimi do të jetë duke bllokuar pikat kyçe të kryeqytetit.
Përsa i përket marshimit ai tha se do të vijojë pasi tashmë është traditë.
“Në protestë më nxori fakti se ndihem emigrant në vendin tim, ku duhet të punoj etëm për qiranë dge ushqimet. Komunizimi vijon edh enë 36 vite vetën emri ndryshon.
Mendoj se kjo revoltë pa dhunë, kishte nevojë për t’u përhapur edhe më shumë dhe marshimi i dha zë në të gjithë kryeqytetin.
Unë si iniciator i marshimit jam munduar të mos ketë dhunë sepse fiton mafja dhe të fortët, do të ishte humbje e madhe. Të gjithë së bashku duhet ta mbajmë të paqtë.
Mendoj se ardhja e mërgimtarëve do t’i sjellë një hov protestës. Ne do të bëjmë rolin e sindikatave, do të bllokojmë pikat kyçe.
Shkëlzen Bushi njëri prej të shoqëruarve po ashtu edhe Asimi ishin të parët që krijuan kordon para policisë. Ne u konfliktuam me ata që donin të përdorinin dhunë, ne nuk kaluam kurrë në konfrontim fizik.
Marshimi tashmë është traditë, edhe pse e nisa unë, nuk e ndaloj dot, shumica e njerëzve e duan.
Edhe mua më ka nxjerrë kryeministri, këto janë tentativa për të kërcënuar. Ne kemi marrë kërcënime edhe të drejtpërdrejta, edhe me prpfile false, por edhe me emër.
Ne nuk i kemi publikuar, por gjithçka do ta tregojë koha”, tha ai.