Connect with us

Aktualitet

“Osmani” shpallet investitor strategjik në Shqipëri, aktorit turk i jepen 88.5 hektarë tokë shtetërore në Vlorë

Aktori i njohur turk Burak Özçivit, i cili ka vjedhur zemrat e mijëra njerëzve me rolet e tij si “Osmani” dhe “Kemali” është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave shqiptare pasi emri i tij është lakuar si investitor strategjik .

Referuar një vendimi të Këshillit të Ministrave që po qarkullon gjerësisht në rrjet mësohet se qeveria shqiptare ka miratuar tranferimin e 88.5 hektarëve tokë shtetërore në qytetin e Vlorës, e cila do të vihet në dispozicion të kompanisë “RAMS Albania” për zhvillimin dhe realizimin e projektit të investimit strategjik të quajtur “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone”, ku do të ndërtohet një zonë e lirë ekonomike.

Kompania në fjalë rezulton të jetë pronësi të Mehmet Faruk Burbul, pronar i korporatës ndërkombëtare gjigante “RAMS Global” me seli në Almaty të Kazakistanit

Dyshimet për përfshirjen e aktorit turk janë ngritur nga fakti se prej marsit të vitit 2025, Burak Özçivit u shpall zyrtarisht imazh dhe partner zyrtar i “RAMS Global” në disa projekte të mëdha ndërkombëtare në Irak dhe Kazakistan.

Kujtojmë se sezonin veror të vitit të kaluar, përmes disa “InstaStory”-ve të ndara nga një restorant lokal, aktori turk i cili u pa në qytetin bregdetar të Vlorës, u kap duke buzëqeshur me stafin, i veshur thjesht dhe sportiv, duke reflektuar qetësinë dhe kënaqësinë që po përjeton gjatë qëndrimit në bregdetin shqiptar.

Vendimi: 

"Osmani" shpallet investitor strategjik në Shqipëri, aktorit

Advertisement