DOSSIER
Në Luftën e Dytë Botërore diplomacia bëhej edhe poshtë çarçafëve
Ndoshta ishin flokët e saj të kuq, ndoshta lëkura si alabastër, ose mënyra se si i përkëdhelte krahun e një bashkëbiseduesi.
Apo ndoshta ishte emri i saj.
Si nusja e djalit të një kryeministri, Pamela Churchill, gëzonte mistikën që vjen me të qenit pranë pushtetit.
Të ledhatuar nga vëmendja e saj, burrat e fuqishëm bëheshin sa një dorë.
Kjo rezultoi një armë e dobishme gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Mendjet dhe zemrat e amerikanëve duhej të fitoheshin: Nëse vendi do të ofronte ndihmë ose do t’i bashkohej luftës.
Kështu, ndërsa bashkëshorti i saj, Randolph, ishte larg, Pamela u dërgua nga Winston dhe Clementine Churchill për të bërë një lloj tjetër pune.
Ajo piu verë, darkoi dhe joshi në emër të betejës së Britanisë kundër tiranisë.
Sonia Purnell, një shkrimtare, përshkruan përpjekjet e pazakonta të metodave të Churchill në librin “Kingmaker”, një biografi e publikuar së fundmi.
Churchill filloi të punojë në vitin 1941, në moshën 20-vjeçare.
Detyra e saj e parë ishte të bindte Harry Hopkins, se ia vlente të luftohej.
Hopkins shpejt e bindi Franklin Roosevelt për të ndihmuar Britaninë.
Më pas, ajo u dashurua me Averell Harriman, njeriun e ngarkuar me mbikëqyrjen e programit të ndihmës ushtarake Lend-Lease, i cili shpërndante 42 miliardë dollarë ushqime dhe furnizime ushtrie (rreth 900 miliardë dollarë sot).
Miqtë e tij u hutuan nga kthesa që ai pati, “tepër pro-britanike”.
Më pas ajo iu afrua Ed Murrow, një gazetar, fjalët e të cilit për “kërcënimin nazist” dëgjoheshin nga miliona amerikanë.
Churchill “krijoi një koleksion të mahnitshëm të shokëve të shtratit”, shkruan Purnell, dhe “secili ishte një njeri me ndikim në përpjekjet e luftës”.
Ajo iu afrua lidhjeve të saj seksuale si negociata diplomatike.
Pamela e dinte, për shembull, se si të identifikonte ambiciet e një burri dhe të përshtaste përparimin e saj në përputhje me rrethanat.
Ajo e kuptoi se kur duhet të mbante informacionin dhe kur t’i jepte ato, por nxiti një atmosferë ku të dashuruarit mendonin se mund të flisnin lirshëm.
Ajo do t’ia transmetonte kryeministrit informacionet që kishte mbledhur në orët e vona të natës.
Si rezultat, “loja e saj po arrinte në veshët e liderëve dhe po ndikonte në politikën e nivelit të lartë në të dy anët e Atlantikut”, shkruan Purnell, duke sugjeruar se ideja e “marrëdhënieve speciale” midis Amerikës dhe Britanisë filloi “midis çarçafëve të hotelit Dorchester”.
Pas leximit të këtij libri, pakkush nuk do të pajtohet me vlerësimin e saj se Churchill duhet të konsiderohet si “kurtizania më e fuqishme në histori”.
Këto lojëra seksuale, që ndodhin teksa bombat binin në Londër, janë një gjë për t’u lexuar.
Churchill ishte vetëm 25 vjeç kur lufta – dhe martesa e saj katastrofike me Randolph – përfundoi.
Ajo shfrytëzoi në maksimum historitë e saj të luftës kur shëtiste rreth New Yorkut ose Mesdheut.
Dashamirët e mëvonshëm përfshinin Gianni Agnelli (trashëgimtar i pasurisë së Fiat-it), Élie de Rothschild (një financier) dhe, nënkuptohet, John F. Kennedy.
Megjithatë, qëllimi i “Kingmaker” është të portretizojë Churchillin më shumë se sa një vazo mjalti.
Libri përbëhet nga dy pjesë: njëra kushtuar magnetizmit të saj dhe tjetra se si e përdori ajo atë për t’u bërë një aktore e zgjuar politike.
Pasi u ribashkua dhe u martua me Harriman në vitin 1971, ajo i hodhi sytë nga Washingtoni.
Ajo priti donatorë dhe yje të Partisë Demokratike në shtëpinë e saj në Georgetown.
Në të njëjtën kohë, duke ndjerë se demokratët kishin nevojë për gjak dhe ide të reja në vazhdën e zgjedhjes së Ronald Reagan-it në vitin 1980, Churchill Harriman ngriti një komitet veprimi politik.
Ajo personalisht verifikoi kandidatët, vlerësoi perspektivat e tyre dhe vendosi se cilët duhet të merrnin mbështetje financiare.
Ndër të preferuarit e saj ishin Joe Biden, Al Gore dhe John Kerry.
Ndoshta përfituesi më i madh i dashamirësisë së saj ishte Bill Clinton, i cili kishte humbur vendin e tij si guvernator në vitin 1980.
Ai e shpërbleu duke e bërë ambasadore në Francë, duke i ofruar asaj një akt tjetër si ndërmjetëse me të dhe Jacques Chirac gjatë luftës në Bosnje.
Deri atëherë ajo përsosi edhe prekjen e shkathët të një diplomati.
“The Economist”