Connect with us

Kosova

Shkëmbehen territoret Kosovë-Serbi/ Rusia dhe Kina kundër projektit të Donald Trump

Hulumtuesi i lartë në Institutin për Politikë dhe Ekonomi Ndërkombëtare në Beograd, Dushan Prorokovic, tha se për Serbinë, opsioni i shkëmbimit territorial si zgjidhje për çështjen e Kosovës nuk është i pranueshëm dhe se nuk ka interes për një gje të tillë ndër shqiptarët. Edhe nëse do të kishte vullnet të mirë nga të gjitha anët, ai u shpreh se do të ishte e vështirë dhe e ndërlikuar për t’u zbatuar.

Për këto arsye, theksoi Prorokovic, Rusia, madje Kina dhe disa aktorë të tjerë joperëndimorë, do ta linin mënjanë këtë opsion, pasi mund të rriste potencialin e konfliktit në Ballkan.

“Unë nuk shoh se është në interesin e Rusisë që të përshkallëzojë potencialin e konfliktit dhe të çojë në konflikte të reja në Ballkan, ose të paktën kriza të reja. Sigurisht që nuk është as në interesin e Kinës, pasi ata kanë investuar shumë ne Rajon. Në përgjithësi, ky është goditje me rreze te gjate dhe shumë e vështirë për t’u zbatuar” – deklaroi Prorokovic.

Sipas tij, edhe aktorët evropianë nuk tregojnë prirje për të pranuar shkëmbimin territorial.

“Përkundrazi, gjithçka që po bën Albin Kurti në veri të Kosovës, bëhet pas marrëveshjes verbale me planin franko-gjerman. Pra, ai po vepron me mbështetjen e partnerëve evropianë, do të thosha më shumë me mbështetjen britanike sesa franceze, pjesërisht edhe me gjermanet” – theksoi Prorokoviç.

Tema e shkëmbimit territorial mes Kosoves dhe Serbise u ngrit nga John Bolton, ish-këshilltar për sigurinë kombëtare në kohen e Donald Trump, i cili tha se qëndrimi i SHBA-së për “disa kohë” ka qenë se Prishtina dhe Beogradi mund të arrijnë diçka të pranueshme, duke përfshirë shkëmbimin territorial.

Advertisement