Connect with us

Aktualitet

A keni bërë plane për fundjavën? Njihuni me parashikimin e motit

Edhe për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të thata me origjinë jugore.

Sipas Shërbimit eteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite.

Temperaturat minimale pritet të jenë 5 °C, ndërsa ato maksimale pritet të shkojnë deri në 27 °C.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 0-1 ballë.

 

Advertisement