Politike
Qytetarët Noc Rrokun kanë/ Noka: Ky është buxheti i fundit që miratoni se pastaj do fitojmë ne
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, hodhi akuza ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama, të cilin e quajti gënjeshtar.
Shefi i qeverisë, gjatë seancës së sotme plenare, prezantoi bonusin e fundvitit për pensionistët.
Flamur Noka tha se qeveria po tallet me pensionistët, ndërsa duke iu drejtuar mazhorancës tha se qytetarët do ta refuzojnë me votë qeverinë në zgjedhjet e ardhshme dhe ky do të jetë buxheti i fundit që do të miratojnë.
“Si mundet të dëgjojmë këtu gënjeshtra dhe mashtrime të paimagjinueshme është trefishuar buxheti, tha. Ku është trefishuar? Është trefishuar për ju, për hajdutët se qytetarët Noc Rrokun kanë.
U tall me pensionistët. Instituti i sigurimeve shoqërore thotë, 26% janë rritur pagat nga viti 2014 deri tani, 34% është rritur inflacioni, 8% kanë të ardhura më pak pensionistët se sa kanë pasur në vitin 2018.
Ju e duartrokisni. Si ka mundësi? Ku e ka ky Noc Rroku rrogën e 13 për administratën? Foli edhe për bonusin e bebeve. 60% e bebeve që lindin sot lindin jashtë Shqipërisë. Prandaj ky kakaris sot përpara jush dhe ju e duartrokisni.
Ky është buxheti juaj i fundit se nuk do të keni më mundësi të miratoni buxhet. Shqiptarët do ta refuzojnë me votë buxhetin e hajdutërisë”, tha ai.