Aktualitet
Vrasja e Martinit/ Florian Binaj i prekur: Drejtuesit e emisioneve të ftojnë prindër dhe…
Aktori i humorit dhe moderatori Florian Binaj ka marrë pjesë në protestën e organizuar për vrasjen e Martin Canit. Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Binaj tha se fajtor për vdekjen e 14-vjeçarit është media, politika dhe vetë shoqëria.
Ai iu bëri thirrje dhe drejtuesve të emisioneve televizive të darkës që të ftojnë prindër, nxënës dhe mësues. Aktori u shpreh se nxënësve iu duhet dhënë hapësirë për të folur, pasi sipas tij janë mosha më e lënë pas dore.
“Ne jemi sot këtu jo për punën që bëjmë por për prindërit që jemi. Pashë prindër dhe bashkëmoshatarë të Martinit me lot në sy. Por për këtë ka një faj disavjeçar. Përgjegjës është dhe media, edhe politika edhe ne si shoqëri. Sot çdo gjë është private, sot çdo prind duhet të sakrifikojë për t’i dhënë një talent fëmijës, që kur del jashtë nuk i vlen. Nuk i vlen sepse sot është krijuar një sistem ku talentet përbuzen. Televizionet pse nuk ftojnë prindër dhe fëmijë. Ju bëj thirrje Blendi Fevziut, Eni Vasilit dhe Grida Dumës që bë jnë çdo darkë emisione dhe me to mbyllet dita. Ftoni prindër, nxënës dhe mësues. Të ftohen nxënësit, që janë mosha më e lënë pas dore. Iu kemi zënë çdo hapësirë publikë për t’ja dhënë lokaleve. E vetmja gjë që, ne si shoqëri dhe politika, iu kemi dhënë të rinjve është Tik Tok. Uroj të bëhët një ligj, ndoshta dhe të marrë emrin e Martinit për të frenuar këtë çmenduri kolektive që të kemi sa më shumë shembuj për tu krenuar dhe jo heronj të heshtur për të vajtuar.”, u shpreh Binaj.