Kronike
Përplasen dy automjete, katër persona përfundojnë në spital
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës. Mësohet se dy automjete janë përplasur në dalje të Rrugës së Kombit.
Sipas pasojë e përplasjes janë plagosur dy shoferët e mjeteve dhe dy pasagjerët që ndodhenin në njërën prej makinave. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në urgjencën e Kukësit, ku aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor po kryejnë veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.