Kosova
Drejt një disfate strategjike
Nga Dritan Goxhaj
Drejt një disfate strategjike
Tashmë që prej tre vjetësh lufta në Ukrainë e nisur nga gjithë perëndimi i udhëhequr në këtë aventurë nga SHBA, me një vendosmëri të nxitur nga mendjemadhësia për të provuar se këta mund të arrinin atë që asnjë perandori deri më sot në këto 5 shekujt e fundit të njerëzimit nuk kishte arritur ta realizonte.
Me një imagjinatë të gabuar se Rusia ndodhej tashmë në pikën e saj më të ulët, e dobët, e cënueshme, dhe më në fund e gatshme për t’u shfrytëzuar, ndërrmori një luftë ndaj armikut të saj të kahershëm –Rusisë – me mendimin se kështu do të mund të konsolidonte hegjemoninë e saj të përjetshme globale.
Me bindjen se diferencat e pushtetit, ato kulturore dhe ato ekonomike, të bazuara mbi pseudo vlera, me anë të të cilave në këto tre dekadad e fundit në emër të të ashtuquahturës “Demokraci Perendimore”, duke bërë deindustrializimin dhe demilitarizimin e shteteve vasale europiane dhe atyre si puna jonë, me kohë me identitet të humbur e të çjerrë, duke përqëndruar fitimin vetëm në një grusht njerëzish rreth pushtetit “demokratik”, duke shkatërruar klasën e mesme dhe duke krijuar lëvizje të mëdha demografike të cilat sollën dhe po sjellin shpopullim masiv të vendeve vasale të Perandorisë Amerikane, me mendimin se duke inaguruar një neo-feudalizëm të ri do të mund të siguronte fitoren ndaj Rusisë- po rezulton të jetë një nga gabimet më të mëdha gjeopolitike të Perëndimit në historinë moderne të njerëzimit.
Kjo luftë moderne në Ukrainë e cila është pothuajse në fund të vitit të saj të tretë, po tregon se vendet e deindustrializuara nuk kanë asnjë mundësi që të arrijnë të bëjnë një luftë moderne.
Në këto tre vite luftë ndaj Rusisë në Ukrainë, të gjitha sistemet e artilerisë, qofshin ato vetëlëvizëse ose të tërhequra, të gjitha llojet e mjeteve të blinduara dhe të tankeve, të gjitha municionet precize në dispozicion si: Javelins, NLAWs, Excalibur, GMLRS dhe GLSDB për HIMARS, JDAMs, SWitchblade, HARMS.
Të gjitha sistemet e mbrojtjes kundërajrore si : IRIS-T, NASAMS,
Patriot.
Të gjitha sistemet elektronike të luftës dhe radarët përfshi këtu edhe kapacitetet ISR (Inteligjenca, Vëzhgimi, Zbulimi), pothuajse gjithçka që është dërguar në Ukrainë përbën pjesën më të madhe ose thënë më shkoqur, përbën gjith atë çka NATO dhe SHBA dhe gjith pjesa tjetër e perëndimit që nuk janë pjesë e aleancës NATO do të angazhonin në një luft direkte me Rusinë.
Dhe në një moment të caktuar duke parë që në fushëbetejë pamvarësisht gjith ndihmës teknike dhe njerëzore të mundshme që perëndimi po i jepte dhe jep Ukrainës, Rusët po përparonin, u mor vendimi që kësaj radhë Ukrianës t’i jepej në përdorim rraketa goditëse të precizionit të lartë me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektiva strategjik në thellësi të Rusisë, të tipit Storm Shadow/SCALP, ATACMS.
Ky vendim erdhi sërish si rezultat i përllogaritjes së gabuar të inteligjencës politike dhe ushtarake të perëndimit, se sa herë që Ukrainës në këto tre vite i janë dhënë mjete ushtarake më moderne e më precize, Rusia ka reaguar vetëm politikisht nëpërmjet deklaratave, duke krijuar idenë e gabuar tek dërguesit e këtyre materialeve, se Rusia po heq e po vë vija të kuqe pasi nuk ka kapacitete të mjaftueshme ushtarake të kundërpërgjigjet ushtarakisht këtij përshkallëzimi.
Dhuruesit e këtyre rraketave edhe pse të bindur se këto nuk do të sjellin asnjë avanatazh për forcat ukrainase në fushën e betejës, edhe pse nuk ka mbetur mënyrë tjetër për të mbështetur luftën në Ukrianë, i dërguan dhe autorizuan përdorimin e tyre me qëllimin e vetëm për të përshkallëzuar luftën ndaj Rusisë në një dimension tjetër.
Që në rast se Rusia nuk do të reagonte edhe kësaj here atyre nuk ju mbetej vetëm se të dërgonin kësaj rradhe forca ushtarake të NATO-s në Ukrainë.
Por kësaj rradhe Rusia ju përgjigj përshkallëzimit jo me anë të deklaratave politike, por me anë të një përshkallëzimi ushtarak, duke përdorur për herë të parë një rraketë të re moderne me rreze të ndërmjetme veprimi të quajtur Oreshnik (Lajthia), duke bërë kështu atë që perëndimi në këto tre vjet nuk kish arritur ta bënte.
Në këto tre vjet për çdo armë që perëndimi ka çuar në Ukrainë e ka cilësuar si një armë që do “ndryshonte lojën”, por të gjitha dështuan mizërisht.
Ndërsa rraketa Oreshnik bëri atë që perëndimi ka qef ta quaj “Ndryshim loje”.
Duke qenë hipersonike dhe duke goditur objektivat me një shpejtësi prej Mach 10 (12 mijë km/h), edhe penetruesit e vegjël, pa eksplozivë, mund të prodhojnë efekte shumë të fuqishme, të ngjashme me shpërthimet. Koncepti kinetik i rraketës Oreshnik nuk është ide e re. Produkti i masës dhe shpejtësisë përcakton sasinë e energjisë shkatërruese që këto mund të japin.
Por ajo çka e bën këtë armë një “Ndryshim loje” është fakti se asnjë vend i perëndimit, jo vetëm që nuk posedon një armë të tillë, por nuk ka asnjë kapacitet ushtarak për t’u mbrojtur nga kjo lloj arme e cila e ka rrezen goditëse deri në 5000km.
Duke qënë se në Ukrainë nuk ju ka mbetur të bëjnë gjë tjetër vetëm se ta zgjasin luftën deri në ukriansin e fundit, por pa sjellë asnjë ndryshim në mbarëvajtjen e luftës, atëherë perëndimi mendoji që të bëjë një lëvizje tjetër në shahun gjeopolitik botëror për të dobësuar pozitat jo vetëm politike por edhe ushtarake të Rusisë sërish, por edhe të aleatëve të saj, Iranit dhe Kinës.
Dhe lëvizja e rradhës u bë në Siri. Me datë 27 Nëndor, “rastësisht” dy ditë pas vizitës së Sekretarit të Përgjithëshëm të NATO-s në Turqi,grupet terroriste në Siri, HTS- Hayat Tahrir Al-Sham, SNA- Syrian National Army dhe disa grupe të tjera të govla terroriste, të armatosura, mbështetura dhe trajnuara nga Turqia, SHBA dhe Izraeli dhe Franca,të cilat konsiderohen nga perëndimi si grupe rebele që përbëjnë opozitën kundër qeverisë së Asadit në Siri, nisën një ofensivë ushtarake ndaj ushtrisë së Sirisë.
Atë që perëndimi dhe gjith propaganda e tij po mundohet ta paraqesi si një operacion ushtarak të rastësishëm dhe të momentit, në të vërtetë është rezultat i përgatitjeve shumëvjeçare të udhëhequra nga inteligjenca amerikane dhe turke për të unifikuar radhët e fraksioneve të ndryshme ekstremiste në veri të Sirisë.
Ky projekt u zhvillua nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të ushtrisë turke, e cila synonte të bashkonte grupet militante në Idlib dhe zonat rurale të Alepos dhe të përqendronte vendimmarrjen kryesisht në duart e dy palëve kryesore: të ashtuquajturën Ushtria Kombëtare Siriane (SNA), e cila është besnike ndaj Ankarasë, dhe Hay’at Tahrir al-Sham, dega e Al Kaedës në Siri.
Në këtë përzierje grupesh terroriste përfshihen edhe grupet “xhihadiste” të Turkestanit dhe ujgurëve, të cilat përdoren kryesisht si forca sulmuese në operacione të veçanta ushtarake, duke shërbyer kryesisht interesat e financuesve të tyre, SHBA-së dhe Turqisë.
Operacioni ushtarak u nis menjëherë pas kërcënimeve të qarta të Netanyahu-t në fjalimin e tij këtë javë dhe është i lidhur me luftën rajonale të Izraelit dhe vendosmërinë e Tel Avivit për të ndërprerë rrugën siriane për anëtarët e Boshtit të Rezistencës.
Kjo ofensivë është koordinuar me Turqinë, anëtare e NATO-s, nën drejtimin e autoriteteve të pushtimit turk dhe shërbimeve të saj të inteligjencës, të cilat prej vitesh menaxhojnë dhe mbështesin grupe të ndryshme ekstremiste në veri të Sirisë.
Ky Sulm i grupeve terroriste në Siri po realizohet edhe me pjesëmarrjen e Ukrainës, duke përdorur dronë dhe teknologji të avancuar.
Për herë të parë, komunikimet e ushtrisë siriane po i nënshtrohen operacioneve të fuqishme të bllokimit të sinjaleve, teknika këto që janë të vështira për t’u siguruar dhe përdorur nga terroristët pa mbështetje ndërkombëtare nga Perëndimi.
Dhe këtë e konfirmon vet Ukraina, ku gazeta zyrtare e saj The Kiev Post një ditë më parë publikon një shkrim me titull (Rebelët sirianë të trajnuar nga Ukraina dhe të sponsorizuar nga Turqia udhëhoqën sulmin ndaj Alepos) në të cilin ndër të tjera thuhet “Sipas raporteve grupet rebele me bazë në rajonin e Idlibit – përfshirë thuhet edhe anëtarë të Partisë Islamike të Turkestanit (TIP) – kishin marrë trajnim operacional nga trupat e forcave speciale të grupit Khimik të Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ukrainës (HUR).
Ekipi i trajnimit u fokusua në taktika të zhvilluara gjatë luftës në Ukrainë, përfshirë përdorimin e dronëve.”
Me anë të riaktivizimit të grupeve terroriste në Siri, duke i dhënë mundësi të gjithë aktorëve që të përfitojnë nga kjo gjë, të arrijë të dobësojë në rradhë të parë pozitat politike të Rusisë në rajon, si dhe pozitat e saj ushtarake jo vetëm në rajon por edhe në Ukrainë.
Me mendimin se Rusia do të jetë e detyruar të tërheqi një numër forcash nga luftimi në Ukrainë dhe t’i sjelli ato në Siri në ndihmë të ushtrisë siriane. Si dhe duke mbështetur terroristët me idenë se këto pasi të marrin dhe konsolidojnë pozitat në qytetin e Alepos, që është qyteti i dytë më i madh i Sirisë, të përparojnë drejt qytetit Hama, ku prej aty të kërcënojnë haptazi dy bazat ushtarake Ruse që ndodhen në qytetet bregdetare të Latakias, dhe të Tartusit, pasi prej Hamas këto baza mund të goditen me artileri me larghedhje, pasi nga rrethinat e qytetit të Hamas këto baza janë në një largësi të barabartë prej 60km, dhe kështu të detyrojnë Rusinë që ose të tërhiqet nga këto baza, ose të sjelli përfocime serioze.
Gjithashtu kjo ofensivë do ju shërbejë edhe për interesa të Izraelit pasi nëse arrihet të përmbyset Asadi, Irani nuk do të mund të jetë më prezent në këtë vend dhe Hezbullahu nuk do të mund të marri as edhe një lloj ndihme siç e merr tashti.
Dhe me rrëzimin e Asadit forcohen edhe pozitat e Turqisë në këtë vend, pasi ajo jo vetëm që do të shtoj territore të tjera të Sirisë nën pushtimin e saj, por në këtë mënyrë dobëson pozitat e kurdëve në Siri, dhe do i ripërdori këto grupe teroriste ashtu si i përdori në ofensivën e vitit 2018 dhe 2019 kundër kurdëve.
Por kryesorja Turqia synon që gazsjellësi që do të ndërtohet nga Katari në Siri të devijohet drejt Turqisë, gjë të cilën aktualisht Siria nuk e ka lejuar, pasi ngul këmbë që ky gazsjellës së bashku me atë nga Irani të dalin në bregdetin e Sirisë dhe jo të turqisë.
Por ajo që filloi si një sulm i befasishëm mund të ketë krijuar një mundësi për t’i dhënë fund gjendjes së pezullt në veri të vendit në përfundim të luftës siriane, duke i ofruar Damaskut dhe aleatëve të tij një mënyrë për të anashkaluar marrëveshjet e paefektshme të de-përshkallëzimit si ajo e Astanasë, dhe për t’i dhënë shtetit sirian një justifikim legjitim, ligjor dhe moral për të çliruar të gjitha territoret nga organizatat terroriste.
Dhe nëse kjo ndodh, dhe që tashmë me riangazhimin rus, ku Rusia ka shkarkuar pardje gjeneralin e saj në Siri, i cili ishte një nga gjeneralët që kish dështuar në vitin 2022 në frontin e luftës në Kahrkiv të Ukrainës, duke e zëvendësuar atë me gjeneralin e rus i cili ka udhëhequr koalicionin e forcave në mbështetje të Sirisë në vitin 2015 deri në 2019 në Siri, duke bërë të mundur mundjen dhe eleminimin e shumë grupeve terroriste dhe çlirimin e 65% të terrotirot të Sirisë nga ISIS, si dhe vetë betejën e atëhershme për marrjen e qytetit të Alepos.
Si dhe angazhimin ranian si dhe në suprizë edhe të Irakut dhe Ligës Arabe të cilat janë deklaruar se mbështesin pushtetin legjitim të Asadit dhe jo grupet terroriste, ku Iraku për herë të parë ka lejuar grupet e armatosura shiite në Irak të kalojnë kufirin në drejtim të Sirisë, për t’i ardhur në ndihmë ushtrisë siriane në një kundërofensivë, do të këmi edhe në Siri një disfatë strategjike të perëndimit, ashtu si në Ukrainë.