Connect with us

Aktualitet

Prokurorët e SPAK të rikandidojnë, ose rrezikoni seriozisht Reformën në Drejtësi

Sipas të dërguarit të posaçëm, të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, është jetike që prokurorët e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), të lejohen të kandidojnë edhe pas përfundimit të mandatit të tyre aktual.

Në të kundërt, Shqipëria rrezikon seriozisht të ndërpresë përpjekjen më të suksesshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në historinë shqiptare dhe rrezikon humbjen e profesionistëve më me përvojë e të njohurive të tyre institucionale.

Ka qenë ky mesazhi i qartë i SHBA-ve në një ceremoni për pesë-vjetorin e SPAK, ku u theksua fakti se institucioni i lartë i drejtësisë në vend, është edhe ai i cili do ta vendosë Shqipërinë në anën e duhur të historisë.

Kasanof ndërkohë e quajti “vendimtare” pavarësinë e SPAK-ut në vend.

“Partnerët e huaj kërkojnë ekspertzën e SPAK. Duhet të lejohen të aplikojnë pas përfundimit të mandatit aktual”, kërkoi ai.

Ai gjeti rastin të uronte Dumanin për shpalljen e tij si “Kampion i anti-korrupsionit” nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, por tha se në fakt titulli i takon gjithë SPAK-ut dhe qytetarëve të Shqipërisë.

“Sekretari Amerikan i Shtetit përgëzon punën e bërë kundër korrupsionit dhe krimit në Shqipëri. U desh guxim i madh për të nisur këtë udhëtim. U desh guxim për të ngritur një institucion të pavarur drejtësie”, vijoi Kasanof.

Teksa, tha se qytetarët, duhet ta dinë se ankesat e tyre do të merren në konsideratë.

SPAK do të vendosë Shqipërinë në anën e duhur të historisë. Qytetarët kërkuan ndryshimin dhe qeveria i dëgjoi. SPAK ka rritur besimin tek qytetarët për drejtësi në vend. Rekomandojmë zgjatjen e mandatit te prokurorëve”, përfundoi.

Advertisement