Connect with us

Kosova

SHTRENGOHET KORDONI AMERIKAN/ Serwer: Situata në Ballkan përkeqësohet më shumë nën Trumpin

Daniel Serwer, profesor universitar i marrëdhënieve ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara dhe njohës i dalluar i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, ka vlerësuar se situata në rajon mund të përkeqësohet më tej nën mandatin e presidentit amerikan, Donald Trump, duke përmendur veçanërisht marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Serweri ka theksuar se, pavarësisht pritshmërive deri djeshme të rajonit, veçanërisht të Kosovës, për administratën e presidentit democrat amerikan Joe Biden, ky I fundite ka favorizuar Serbinë, duke mbështetur përpjekjet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, dhe ka bërë shumë pak për të frenuar veprimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë.

“Kur Serbia rrëmbeu dy policë nga territori i Kosovës, ata nuk thanë asgjë te veçante. Kur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dërgoi protestues në Kosovë për të sulmuar paqeruajtësit e NATO-s, ata thanë shumë pak. Kur Serbia organizoi dhe mundësoi sulmin terrorist në Kosovë, ata nuk bënë asgjë”, ka shkruar Serwer në një analizë.

“Për habinë time, ata vendosën ta drejtojnë politikën amerikane pro-Beogradit. E dija që Biden e kishte mbështetur Serbinë për t’u bërë kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pa i përmbushur kushtet e kërkuara. Por nuk e kuptova se kjo reflektonte një prirje të përgjithshme në favor të Serbisë”, ka shtuar me tej Serwer.

Ai gjithashtu ka hedhur dyshime se ky kurs mund të vazhdojë edhe nën administratën e dytë të Trumpit, ku ndikimi i Jared Kushnerit, dhëndri i presidentit republikan, mund të orientojë politikën amerikane më afër Beogradit dhe më larg Prishtinës.

Advertisement