Connect with us

Bota

Momentet prekëse të ribashkimit të katër pengjeve izraelitë me familjet e tyre

Pas 477 ditësh Karina Ariev, Daniela Gilboa, Naama Levy dhe Liri Albagh, 4 ushtare janë liruar nga Hamasi dhe më në fund janë bashkuar me familjet e tyre.

Pasi iu dorëzuan Izraelit, me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq, ata u ekzaminuan në një qendër të Ushtrisë IDF pranë Rripit të Gazës. Më pas, ata u bashkuan menjëherë me familjet e tyre, një moment që të gjithë e prisnin prej gati 1.5 vitesh.

Videoja e publikuar nga IDF momentin e ribashkimit me familjet e tyre:

“Dashuria ime, je kthyer,”- i thotë nëna e Arievit vajzës së saj 20-vjeçare, ndërsa Gilboa bërtet nga gëzimi kur sheh prindërit e saj.

Momentet prekëse të ribashkimit të katër pengjeve

Menjëherë pasi u liruan, Hamasi publikoi një video propagandistike që tregonte katër gratë që mbanin një “formular për lirimin e të burgosurve”, së bashku me një certifikatë dhe një mbajtëse çelësash me flamurin palestinez.

Grupi i militantëve palestineze Hamas liroi të shtunën katër gra ushtare izraelite që mbante peng prej tetorit të vitit 2023, në këmbim të 200 të burgosurve palestinezë, kjo në përputhje me marrëveshjen që i dha fund luftimeve rreth 15 mujore në Gazë. Marrëveshja parashikon që Hamasi të lirojë 33 gra, fëmijë, të moshuar, të sëmurë apo pengje të plagosur, gjatë një faze të parë gjashtëjavore, ndërsa Izraeli do të lirojë në këmbim, 30 të burgosur për çdo civil të liruar dhe 50 për çdo ushtar.

Katër ushtaret izraelite të liruara të shtunën – Karina Ariev, Daniella Gilboa, Naama Levy dhe Liri Albag – u morën peng më 7 tetor të vitit 2023 ndërsa ndodheshin në një postë ushtarake vëzhgimi pranë Gazës. Sulmi terrorist i grupit të militantëve të Hamasit brenda territorit izraelit u bë shkak për fillimin e luftës në Gazë

Advertisement