Pinknews
“Nuk bënte asgjë, dilte i preferuar”/ Driloni e përkrahu, Gjesti e “pret në besë”?

Edhe pse Driloni po e mbështet nga jashtë, Gjesti duket se ka një mendim tjetër për lojën e fituesit të “BBVK”.
Gjatë një bisede me banorët në “BBVA”, ai u shpreh se ndonjëherë publiku të do kur je më i heshtur pasi i intereson më shumë për ty, referuar Drilonit. Madje, ai tha se Driloni shpallej i preferuari i publikut, edhe pse ka qëndruar gjithë kohën në heshtje.
“Ka rast që ka ndodhur e gjithë shtëpia në fillim është bërë hallakam kanë pasur përplasje për një njeri, nuk ka bërë asgjë, ka ndenjur duke shikuar, ka dalë i preferuar.
Normal se nëse çohesh ti, flet gjëra palidhje publiku nuk të do, e do atë që thotë se çfarë ka ky, pse po rri në heshtje, pse kaq i butë kaq i mirë. Del i preferuar ti ngel me gishta në gojë”.
Pas kësaj deklarate, a do e mbështesë sërish Driloni?

