Connect with us

Aktualitet

Arrestimi i Safet Bajrit/ Avokati: U paraqit vetë në policinë e Shkodrës

Avokati i Safet Bajrit, Sokol Tahiraj ka deklaruar se klienti it ij është paraqitur vetë në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës. Ai është paraqitur vetë në Drejtori pasi është thirrur për verifikim për të marrë ADN-në.

“Nuk është arrestuar në shtëpi por e kanë thirrur në drejtorinë e Shkodrës. Ka shkuar vetë,”- mësohet të ketë thënë avokati.

E njëjta masë sigurie, “arrest me burg”, është lëshuar edhe për Astmer Bilalin dhe për Behar Bajrin. Ky i fundit ndodhet aktualisht në burgun e Reçit ku do t’i komunikohet masa dhe akuza e re e ngritur nga SPAK.

Advertisement