Connect with us

Shendeti

Studimi: Larja e gojës mund të vras në 30 sekonda Covid-19

Një studim i bërë nga Universiteti Cardiff tregon se larja e shpeshtë dhe e rregulltë e gojës mund të vras, Covid-19 për 30 sekonda. Studiuesit e këtij studimi, thonë se larjet e gojës përmbajnë të paktën 0,07% Klorid Cetypiridinium (CPC), i cili shërben për të luftuar koronavirusin.

Studimi u drejtua nga Profesor David Thomas dhe me markën e produkteve higjenike Dentyl dhe zgjati për 12 javë. Pas këtij studimi një studim tjetër është botuar janë e kaluar, i cili zbuloi se të gjitha pastat e dhëmbëve me përbërje  CPC janë shumë efektive në zvogëlimin e virusit. Studimi deri tani është bërë vetëm në kushte laboratorike dhe më vonë do të vazhdojë në njerëz.

“Ndërsa këto larje goje shumë efektive çrrënjosin virusin në laborator, ne duhet të shohim nëse ato funksionojnë tek pacientët dhe kjo është pika e studimit tonë të vazhdueshëm klinik. Studimi klinik i vazhdueshëm do të na tregojë se sa zgjasin efektet, pas një administrimi të vetëm të larjes së gojës në pacientët me Covid-19,” ka thënë Thomas.

Që nga fillimi i pandemisë në të gjithë botën shumë Universitete dhe Klinika janë marrë me studime për të gjetur një mënyrë që të gjejnë një zgjidhje për të ngadalsuar ose për të vrarë Covid-19.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *