Politike
Lapaj dhe Shabani bëhen pishman, largojnë nga lista e kandidatëve Dash Sulën

Kreu i Nismës Thurje, pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Endri Shabani, është shprehur se deputeti i PD-së, Dashnor Sula, nuk do të jetë pjesë e listave të kandidatëve për deputetë të koalicionit të drejtuar nga Adriatik Lapaj.
Shabani tha se arsyeja që emri i tij ka qarkulluar në lista, ka qenë për shkak të një diskutimi paraprak që është zhvilluar, pasi Sula u tërhoq nga listat e PD-së.
Ai shtoi se pavarësisht mos-arritjes së një dakordësie, ruan një respekt të veçantë për disa deputetë të PD-së, përfshi edhe Dash Sulën, si dhe për kreun e LZHK-së, zotin Dashamir Shehi.
Kujtojmë se Dashnor Sula u largua nga PD pasi emir i tij nuk u përfshi në listën e sigurt për deputetë, edhe pse kishte dalë më i votuari në primaret e Elbasanit.

