Bota
Thyhet armëpushimi/ Izraeli sulmon Hamasin, 310 viktima

Një seri shpërthimesh tronditën Rripin e Gazës, duke shënuar rifillimin e bombardimeve nga ushtria izraelite kundër objektivave të Hamasit. Këto janë sulmet më intensive që nga fillimi i armëpushimit më 19 janar.
Të paktën 310 persona raportohet se kanë vdekur.
Ushtria izraelite konfirmoi se kishte kryer “sulme të gjera” kundër infrastrukturës së grupit palestinez, duke specifikuar se operacionet ishin miratuar nga udhëheqja politike izraelite.
Qeveria e Benjamin Netanyahut e justifikoi veprimin ushtarak duke përmendur refuzimin e Hamasit për të pranuar një propozim të SHBA-së për zgjatjen e armëpushimit.
Shtëpia e Bardhë ishte paralajmëruar para sulmeve.
Lajm në përditësim…

