Connect with us

Politike

PS kërkoi shtyrjen e votimit në Vlorë, dështon mbledhja e Komisionit Rregullator

Komisioni Rregullator i KQZ-së ka rrëzuar pa e marrë fare në shqyrtim kërkesën e Partisë Socialiste për zgjatjen e orarit të votimit në 55 qendra të votimit në Qarkun e Vlorës.

Socialistët kishin bërë kërkesë që orari i votimit të zgjatej nga ora 19:00, i cili është orari zyrtar, të zgjatej deri në orën 20:00, për shkak se një pjesë e rrugëve kanë qenë të bllokuara nga organizimi i “Giro d’Italia”.

Kërkesa nuk u mor fare në shyqrtim pasi dështoi mbledhja për shkak të mungesës së kuorumit. Dy përfaqësuesit e opozitës në Komisioni Rregullator nuk kanë marrë fare pjesë, pasi e kanë konsideruar si të paligjshme zgjatjen e orarit të votimit nga orari zyrtar.

Përfaqëesuesit e mazhorancës kanë qenë të pranishëm por kryetari i mbledhjes, Ilirjan Muho, sqaroi se pa kuorum nuk mund të procedohej më tej.

“U bëj thirrje qytetarëve të këtyre 55 qendra që të krijojnë mundësitë që edhe në kushtet e mungesës së aksesueshmërinë, të votojnë”, tha Ilirjana Nano.

Vlora deri më tani është Qarku me pjesëmarrjen më të ulët të votimit në rang vendi, me 27.83 %, ku në total në këtë Qark deri më tani kanë votuar 154 179 zgjedhës.

Advertisement