Presidenti i PL, Ilir Meta telefonoi gazetarët nga ambientet e SPAK, teksa ndodhej brenda Prokurorisë së Posaçme për t’u marrë në pyetje si i pandehur, lidhur me hetimet që po zhvillohen ndaj tij.
Meta tha se në 11 maj u votua nga 8 mijë qytetarë të cilët i quajti heronj, ndërsa shtoi se mbështetësit e tij u tradhtuan.
Kreu i PL hodhi akuza në adresë të Endrit Braimllarit edhe pse nuk e përmendi me emër, ish-nënkryetar dhe Sekretar Organizativ i PL i cili 1 vit më parë njoftoi divorcin nga kjo forcë politike, ndërsa në zgjedhjet e 11 majit kandidoi për PS në Qarkun e Tiranës. Meta e quajti atë “maskara” ndërsa e akuzoi se ka dorëzuar te PS listën me 12 mijë emrat e votuesve të tij në zgjedhjet parlamentare të para 2 jave.
Telefonata e Metës për gazetarët:
Ilir Meta: Askush nuk është paraqitur për të më shoqëruar për atje. Kam dhe hallin e avokatit tim që po humb kohen kot. Mezi po pres të shkoj, që në radhë të parë t’i uroj (SPAK-ut) për 83 mandatet që i dhanë me task forcën e tyre kundër opozitës dhe me task forcën e tyre për të mosvepruar kundër terroristëve elektoralë, në këmbim të mandatit që ata presin nga Edi Rama që të jenë të përjetshëm. Nuk i kuptojnë dot krimet intelektuale të Edi Ramës dhe inceneratorin që nuk ekziston.
Mezi pres dhe nuk kam kurrë ndërmend të kërkoj mbylljen me procedurë, do ketë gazetarë ndërkombëtarë në sallën e gjyqit, do shihni shkrimet e Mero Bazes dhe faktet, provat se çfarë është kjo organizatë në shërbim të Edi Ramës, pjellë e një votimi antikushtetues me 69 vota të Prokurorit të Përgjithshëm Arta Marku, që zgjodhi KLP-në mënyrë të paligjshme dhe që zgjodhi këta. Është një proces që do të fitohet siç fitoi Presidenti Ilir Meta proceset hetimore që mori parlamenti me 122 kartonat kundër Presidentit të Republikës.
I falenderoj 8 mijë heronjtë që votuan për Ilir Metën që u rrëmbye në atë mënyrë terroriste me vetëdije me firmën e Altin Dumanit dhe të kolegëve të tij. I falenderoj të gjithë ata shokë dhe miq që punuan por që u tradhtuan nga një maskara i cili me porosinë time është shpallur non grata dhe këtë e di Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, i cili dorëzoi listën prej 12 mijë emrash që kishin bërë shokët, miqtë dhe dashamirësit e Ilir Metës te patronazhistët, sepse priste që të bëhej Sekretar i Përgjithshëm në vend të Tedi Blushit…