Kosova
Mesazhe në mënyrën sovjetike: Po qëllon Kremlinin pas shpine: Bëhu gati dhe lidhe rripin e shpëtimit

Kushdo që e di fare se si funksionon politika botërore e di se pothuajse asgjë nuk është aksidentale dhe se rrallë ka një “drekë” falas. Është shumë e pamundur që rastësisht të vijnë akuza nga Moska tani qe industria ushtarake serbe po furnizon municione në Ukrainë dhe në këtë mënyrë “po përpiqet ta qëllojë Rusinë pas shpine”. Mesazhet vijnë në fund të muajit gjatë të cilit Presidenti serb Aleksandar Vuçiç vizitoi Moskën dhe gjatë të cilit marrëveshja e gazit me Rusinë u zgjat, por vetëm për katër muaj në vend të disa viteve. Se çfarë është e vërtetë në lidhje me akuzat ruse për dërgimin e municioneve nga Serbia në anën ukrainase do të përcaktohet zyrtarisht nga grupi i punës, i cili u formua nga Beogradi dhe Moska. Por e gjithë kjo histori ka edhe një aspekt më të gjerë, sepse hidhet dritë mbi përpjekjen e përjetshme të Serbisë për tu balancuar midis Lindjes dhe Perëndimit, për të cilën qeveria serbe është kaq krenare, duke theksuar rregullisht faktin se Serbia nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë pavarësisht presionit të fortë perëndimor.

Për çfarëdo qëllimi që njoftimi ne forme mesazhi u publikua tani – qoftë si një mesazh për udhëheqjen shtetërore serbe, qoftë për shkak të një rritjeje të mundshme të vëllimit të dërgesave të armëve në Ukrainë, apo si një dredhi për shkak të marrëdhënieve të forcuara me Perëndimin – fakti është se marrëdhëniet serbo-ruse aktualisht janë në një lloj prove. Megjithatë, ndoshta nuk duhet ta përjashtojmë as skenarin në të cilin gjithçka është bërë në marrëveshje midis dy palëve, përkatësisht në mënyrë që Serbia të “shpëlajë” veten para Bashkimit Evropian.
Këshilltari i lartë i fondit ISAC, Marko Savković, tha per NIN se është në fakt një surprizë që e gjithë kjo, pra mesazhet e derguara se fundit, nuk kane ndodhur më parë.
“Është sekret i hapur që municionet nga fabrikat serbe, të destinuara kryesisht për mjete artilerie, përfundojnë në fushën e betejës ukrainase. Sigurisht, pala ruse është shumë e vetëdijshme për këtë. Ata u informuan, nëse jo më parë, te pakten në prill të vitit 2023, kur pati një rrjedhje informacioni nga Pentagoni.
Çfarë thotë shërbimi rus në deklaratë
Në një deklaratë të titulluar “Serbia po përpiqet ta qëllojë Rusinë pas shpine”, SVR akuzoi Serbinë se vazhdon të furnizojë Ukrainën me municion, duke deklaruar se qëllimi i këtyre dërgesave është “të vrasë dhe gjymtojë ushtarët dhe civilët rusë”. Pastaj theksohet se “krijohet përshtypja se prodhuesit serb të armëve, për shkak të dëshirës për të përfituar nga gjaku i popujve vëllazërorë sllavë, kanë harruar plotësisht se kush janë miqtë e tyre të vërtetë dhe kush janë armiqtë e tyre”, si dhe se “Rusia u ka ardhur vazhdimisht në ndihmë serbëve në momentet më kritike të historisë së tyre”, duke përmendur si shembuj, ndër të tjera, bombardimet e NATO-s dhe çështjen e Kosovës.

Ka pasur reagime edhe më parë, por jo si këto
Ish-diplomati Srećko Đukić tha per NIN se ka pasur reagime të ndryshme nga Moska për këtë çështje, por kjo tani është “një goditje e rëndë për Beogradin”.
Në një analizë të gazetës “Kommersant” të Moskës, komentatori politik Dmitry Drize tha se bazuar në njoftimin e SVR-së, mund të dyshohet se marrëdhëniet midis Moskës dhe Beogradit po përkeqësohen në thelb. Ai u shpreh gjithashtu se eksporti i armëve nga Serbia në Ukrainë nuk është një fakt i ri, se mediat perëndimore kanë shkruar për të më parë, dhe se Këshilli i Federatës Ruse tani ka njoftuar per një “hetim serioz”.

Analisti ushtarak rus Aleksey Leonkov, duke folur për eksportin e municioneve nga Serbia në Ukrainë, tha se “situata në Serbi nuk është e thjeshtë” dhe se “ka qarqe që janë në favor të anëtarësimit në BE dhe NATO” dhe se “kompanitë dhe strukturat shtetërore që merren me eksportin e armëve nuk e informojnë gjithmonë kreun e shtetit për atë që po bëjnë”.
Në fund, është interesante që njoftimi i ashpër rus për Serbinë erdhi pikërisht në momentin kur në Moskë po mbahej Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë dhe ku mori pjese ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, si dhe Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik.

