Connect with us

Bota

Netanyahu: Sulmet goditën ‘zemrën’ e programit të armëve të Iranit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se sulmi i Izraelit “goditi në zemër të programit të pasurimit bërthamor të Iranit”.

Sipas Netanyahu-t, Izraeli ka goditur objektin kryesor të pasurimit të uraniumit në qytetin iranian të Natanz, rreth 225 km në jug të Teheranit.

Në prill të vitit 2021, Irani kishte fajësuar Izraelin për një sulm kibernetik në të njëjtin objekt.

Ai tha se Izraeli kishte shënjestruar shkencëtarët iranianë “që po punonin për bombën iraniane”.

Netanyahu shtoi se sulmet “do të vazhdojnë për aq ditë sa të jetë e nevojshme”.

Advertisement