Bota
Irani në ferrin e zjarrit/ Izraeli sapo goditi bazën e Isfahan, ushtria izraelite me mesazh të fuqishëm

Një “shpërthim i madh” u dëgjua në Isfahan, një qytet i madh në Iranin qendror. Media iraniane raportoi se pak minuta më parë, një shpërthim i madh u dëgjua në Isfaha ku ndodhen disa institute kërkimore dhe centraleve bërthamore.
Një alarm i ri i kuq në Izrael: “Të gjithë qytetarët duhet të shkojnë dhe të qëndrojnë në strehimore derisa të ketë një njoftim të ri zyrtar,” është mesazhi i dërguar nga ushtria popullsisë pak minuta më parë. Një status maksimal alarmi nga Komanda e Brendshme e Frontit të Ushtrisë që zakonisht i paraprin një sulmi të nisur nga Irani.

