Connect with us

Kronike

Bashkia Kukës kallëzon në SPAK ish-kryetarin e Bashkisë

Ne vijim po ju parashtrojmë si me poshtë ne mënyrë te përmbledhur shkeljet e konstatuara nga auditi i brendshëm i bashkisë , Kukës, auditimi i jashtëm i ministrisë se Financave dhe ai i KLSH.

1- Shkeljet dhe mosrespektimet e ligjit në fushën e prokurimit publik dhe të fushës së menaxhimit financiar publik te kryera ne periudhën 2017-2018, konstatuar nga Drejtoria e Inspektimit Financiar, pranë Ministrisë se Financave ne muajin Prill 2020. Nga ana e bashkise Kukes, gjate vitit 2017-2018 dhe konkretisht nga ish-Kryetari i Bashkise dhe Drejtori i Financës, te cilët me dashje dhe me qellim, kane shpërdoruar (pa dokumentacion justifikues ose ne disa raste justifikuar me dokumentacion fiktiv), rreth 600,000 USD për blerje nafte. Ka dyshime te arsyeshme se ky karburant është përdorur kryesisht nga ish Kryetari i Bashkise z. Shehu, ne shkelje te plote te ligjit pasi përdorimi i tij është bere me qellim furnizimin e mjeteve te transportit ne interes dhe ne mbështetje te fushatës elektorale te Partisë Demokratike. Drejtoria e Financës, ne dijeni, me kërkese, për interes dhe ne mbështetje te plote nga ish Kryetari z. Shehu ka shpërdoruar fondet publike dhe konkretisht nafte për nevoja personale, elektorale te subjektit politik (si p.sh. Transportimi i militanteve me autobus për ne drejtim te Tiranes ku edhe zhvilloheshin mitingjet politike, transporti për llogari te zgjedhjeve etj) dhe jo për nevojat e institucionit.

2- Drejtoria e Auditimit të Brendshëm pranë Bashkisë Kukës, në zbatim të programit të angazhimit të auditimit me nr. 393 prot, datë 08.08.2019, si dhe programit shtesë nr.521/1 prot, datë 06.09.2019, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Kukës, për veprimtarinë e institucionit nga data 01.07.2017 deri më 30.06.2019,  ku ka konkluduar nder te tjera se:

Bashkia Kukës, nuk ka marr masa për miratimin nga Thesari përpara fillimit të procedurave të prokurimit, dhe mos raportimin e saktë dhe në kohë të angazhimeve dhe shpenzimeve buxhetore. Gjithashtu strukturat përgjegjëse të Bashkisë Kukës (ish-Titullarit/Kryetarit të Bashkisë), megjithëse në dijeni të shkeljeve nga Autoriteti Kontraktor, si në rastet e shkeljeve të afateve të regjistrimit të angazhimeve dhe shpenzimeve, nuk ka marrë asnjë masë administrative konkrete për të disiplinuar procesin, në përputhje me aktet ligjore në fuqi. Ndërkohë këto struktura kanë kontribuar në krijimin e mundësive për kapërcimin e kontrolleve si në rastin e mos regjistrimit të planit buxhetor sipas   Programi Buxhetor Afatmesëm (PBA), lejimit të regjistrimeve të fragmentarizuar të urdhër- prokurimeve, kontratave, dhe faturave në Sistemi Informatik Financiar i Qeverisë (SIFQ),  për shkak të mungesës së fondeve buxhetore disponibël. Po ashtu është hartuar dhe miratuar shtesë regjistri “Regjistri i Parashikimit të Prokurimeve Publike”, edhe keto shtesa rezultojnë te pakonfirmuara nga dega e thesarit.

Si pasoje vetëm nga bashkia , Kukës per këtë periudhe kohore eshte akumuluar nje borxh  rreth 20 000 000 $. Nje shume kjo teper e konsiderushme per nje bashki te vogël e cila ka nje buxhet modest si dhe referuar faktit se me këto para thuajse nuk është bere asgjë për komunitetin ne këtë bashki. 

Po ashtu gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, dhe të fushës së menaxhimit financiar publik, kryesisht në:

  • Përzgjedhjen e procedurës së prokurimit.
  • Administrimit të dokumentacionit fizik.
  • Mungesën për të marrë vulën e konfirmimit të fondeve disponibël në Degën e Thesarit përpara se të fillojë procesin e tenderimit.
  • Kualifikikim dhe shpalljen fitues pa të drejtë të operatorëve ekonomik të cilët nuk plotësojnë kriteret e vendosura në DST, duke mos garantuar kryerjen me cilësi e sukses të kontratës, me pasojë përdorim të fondeve publike për investime, pa ekonomicitet, efiçencë dhe efektivitet në vlerën totale 1,645,591,090 lekë, në kundërshtim me kërkesat ligjore si dhe në shkelje të parimit të barazisë para ligjit.

3- Po ashtu edhe KLSH ne kontrollin e kryer ne vitin 2017, ka konstatuar shkelje flagrante te trajtuara me hollësisht ne kallëzim.

Duke i konsideruar çështjet/veprimet e përmendura më sipër dhe shkeljet e tjera, si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas Ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” me ndryshimet përkatëse, bazuar në nenin 281 të Kodit të Procedurës Penale, Bashkia Kukës ka kryer pranë Prokurorisë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë , sot me datë 04.11.2020, kallëzim penal ndaj shtetasit B.SH. me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë Kukës në cilësinë e titullarit të Autoritetit Kontraktor, për konsumimin e elementëve të veprave penale “Shperdorim i detyres” ne bashkepunim,  “Shkelje e barazise se pjesemarresve ne tender apo ankande publike” ne bashkepunim, “Pastrim te produkteve te vepres penale, ose veprimtarise kriminale” parashikuar nga nenet 248 , 258, 287 dhe 25, te Kodit Penal.

Kronike

Përplasi të moshuarin dhe u arratis, vihet në pranga 35-vjeçari

Policia në Fier ka arrestuar një 35-vjeçar, që dyshohet se ka përplasur me makinë një të moshuar gjatë ditës së djeshme

I moshuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Policia Rrugore e DVP Fier arrestoi në flagrancë shtetasin: K. Ç., 35 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, përplasi këmbësorin, shtetasin D. T., 74 vjeç, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore”– njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Continue Reading

Kronike

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka firmosur urdhër-arreste për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në vijim të hetimeve për Kadastrën.

Burime për gazetaren Keti Banushi bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy persona gjatë një aksioni të ndërmarrë mbrëmjen e 26 prillit.

Mësohet se GJKKO vendosi arrest me burg për Dritan Stokan dhe Agim Osmanin, kryeplak i Saukut. Ndërsa për Alqi Hajdinin, ish zyrtar i Kadastrës vendosi arrest në shtëpi, kurse për Ylli Baruti masën detyrim paraqitje.

Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për korrupsion në këmbim të votave.

Dritan Stokan, 46 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;
Agim Osmani, 62 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;
Alqi Hajdini 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie  “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”;
Yllu Baruti, 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale “Prodhimi i armëve luftarake”.

 

Continue Reading

Kronike

Tragjike/ 18 vjeçari shqiptar bie nga 10m lartësi, në gjendje të rëndë shëndetësore

Një punëtor me origjinë shqiptare, vetëm 18-vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth 10 metrash. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në Via Senato, në qendër të Milanos.

I riu ishte duke punuar në një kantier ndërtimi brenda një pallati në rinovim, kur për arsye ende nën hetim ka rënë në një boshllëk.

Zjarrfikësja e Milanos ndërhyri në vendngjarje për sigurimin e të riut dhe nxjerrjen e tij në sipërfaqe, nëpërmjet një manovre komplekse dhe të detajuar.

I riu shqiptar është transportuar në spitalin e Niguardës me kod të kuq, gjendja e tij është e rëndë.

Continue Reading

Kronike

“Benzi” përplas këmbësorin në Fier, 71-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetsore

Një aksident është regjistruar rreth orës 16:40, në rrugën “Jani Bakalli” në Fier. Mësohet se një 35-vjeçar me inicialet K. C., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësorin, një 71-vjeçar me inicialet D. T.

Po ashtu bëhet me dije se 71-vjeçari ndodhet në spital, në sallë të operacionit, në gjendje të rëndë shëndetsore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Njoftimi:

 

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në rrugën “Jani Bakalli”, Fier, shtetasi K. C., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësorin, shtetasin D. T., 71 vjeç.

Shtetasi D. T., ndodhet në spital, në sallë të operacionit, në gjendje të rëndë shëndetsore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Continue Reading

Kronike

Çela kërcënoi me armë punonjësit e ndihmës sociale, arrestohen bashkëpunëtorët

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në fshatin Buzaishtë, pranë Pogradecit, pasi dyshohet se ndihmuar Spartak Çelën të arratisej pas konfliktit me punonjësit e ndihmës sociale.

Kujtojmë se ditën e djeshme 39 vjeçari Çela, pasi u konfliktua me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, në kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij, dy celularë dhe një orë dore.

Në pranga u vunë A. H., 40 vjeç dhe B. H., 38 vjeç.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e Spartak Çelës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit A. H., 40 vjeç dhe B. H., 38 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë.

Nga veprimet hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, në fshatin Buzaishtë, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë larguar me automjet nga vendi i ngjarjes, autorin e dyshuar, shtetasin S. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec.

39 vjeçari pasi u konfliktua me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, në kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij, dy celularë dhe një orë dore.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING