Connect with us

Bota

Populli izraelit kundërshton planin e Netanjahut për pushtimin total të Gazës

Protestuesit në mbështetje të pengjeve dolën në rrugët e Jerusalemit dhe marshuan drejt rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu për të shprehur zemërimin e tyre ndaj planit të qeverisë së tij për pushtimin e plotë të qytetit të Gazës. Ish-ushtari, Max Kresch, marshoi duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “Unë refuzova”.

“Ne jemi mbi 350 ushtarë që shërbyen gjatë luftës dhe refuzuam të vazhdonim të shërbenim në luftën politike të Netanyahut“, i tha ai për BBC.

Protesta u zhvilluan në të gjithë Izraelin, në qytete të ndryshme, përfshirë Haifën dhe Tel Avivin. Vendimi i Izraelit për të zgjeruar luftën e tij në Gaza – një përshkallëzim i madh në konflikt – u përball me kundërshti dhe dënim nga OKB-ja dhe shumë vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Australinë, Turqinë, Gjermaninë, Finlandën dhe Kanadanë.

OKB-ja ka paralajmëruar se një marrje e plotë e kontrollit nga ushtria do të sillte pasoja katastrofike për civilët palestinezë dhe pengjet izraelite të mbajtura në Gaza.

Plani, i miratuar nga kabineti i sigurisë izraelite, liston pesë parime për t’i dhënë fund luftës: çarmatosja e Hamasit, kthimi i të gjithë pengjeve, demilitarizimi i Rripit të Gazës, marrja e kontrollit të sigurisë së territorit dhe krijimi i “një administrate civile alternative që nuk është as Hamasi dhe as Autoriteti Palestinez”.

Advertisement