Kosova
Heshtja e Kurtit/ Rama u votëbesua për mandatin e 4-t si kryeministër, Konjufca pyetet për mungesën e urimeve nga Kosova

Kryeministri Edi Rama u votëbesua për një tjetër mandat në krye të qeverisë, por ajo që u vu re ishte mungesa e urimeve nga udhëheqësit në Kosovë.
Lidhur me këtë është “ngacmuar” edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, të cilët e pyetën nëse e kanë uruar.
Konjufca tha se po bëhet i pari nga figurat politike në Kosovë që po i drejton një urim.
“Urimet për z. Rama me siguri do të vijnë”, ka deklaruar Konjufca nga një tubim elektoral në Shtime.

