Connect with us

Aktualitet

Rey Manaj do të blejë klubin e Lushnjës

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Procesi Sportiv” nga Ed Manushi, moderatori zbuloi se një lojtar i Kombëtares është në tratativa për të blerë klubin e Lushnjës. Lojtari i Kombëtares që do të blejë klubin sportiv të Lushnjës është Rey Manaj.

“Moda e futbollistëve të rëndësishëm dhe të pasur që blejnë klube sportive ka arritur edhe në Shqipëri. Një futbollist i madh i Kombëtares është në tratativa për të blerë klubin e Lushnjës. Rey Manaj po blen ekipin e Lushnjës, duartrokitje për iniciativën. Ky model na duhet për të ecur përpara”, tha Ed Manushi.

Vitet e fundit numri i lojtarëve apo ish-lojtartëve që blejnë klube futbolli është në rritje. Ndër më të spikaturit janë, David Beckham i cili klubin amerikan të Inter Miamit për të cilin luan Messi dhe Ronaldo “Fenomeni” që bleu disa vite më parë klubin spanjoll të Real Valladolid.

 

Advertisement