Sport
Kualifikueset Botërori 2026/ Xhaka i bën “nder” Kosovës, Gjermania dhe Franca nuk gabojnë, Maqedonia e Veriut ndal Belgjikën
Gola dhe surpriza ndodhën këtë mbrëmje në Kualifikueset e Botërorit 2026, ku ekipe “Big” zbritën në fushë.
Në Grupin B, Zvicra vijon me rrugën e fitoreve. Një penallti e shënuar në gol nga ana e Granit Xhakës dhe goli i Manzambi në fund, i dhanë tri pikët e radhës “helvetëve” në transfertën e Suedisë, një fitore që i bën nder edhe Kosovës në vendin e dytë.
Spektakli ishte garantuar për takimin tjetër të këtij grupi, me Ukrainën që mundi në transfertë Islandën me rezultatin 3-5.
Surpriza më e madhe erdhi nga Grupi J, me Maqedoninë e Veriut që ende nuk njeh asnjë humbje. Ekipi i drejtuar nga trajneri Milevski mori një barazim të rëndësishëm kundër Belgjikës në Gent, duke udhëhequr kështu grupin me 12 pikë dhe duke u bërë një pretendent për kualifikimin në Botëror.
Në takimin tjetër të kësaj sfidë, e cila u luajt në orën 16:00, Kazakistani mundi Lihtenshteinin me rezultatin 4-0.
REZULTATET:
GRUPI A
Gjermani 4-0 Luksemburg
Irlandë e Veriut 2-0 Sllovaki
GRUPI B
Suedi 0-2 Zvicër
Kosovë 0-0 Slloveni
GRUPI D
Francë 3-0 Azerbajxhan
Islandë 3-5 Ukrainë
GRUPI J
Belgjikë 0-0 Maqedoni e Veriut
Kazakistan 4-0 Lihtenshtein