Connect with us

Aktualitet

Manastirliu thirrje qytetarëve- Ruani distancën ndryshe do e kemi të pamundur të…

Në Shqipëri u shënua numri më i lartë ditor i viktimave nga Covid-19. Një fakt që reflekton shtimin e numrit të të infektuarve gjatë javëve të fundit.
Sot më shumë se kurrë, gjithësecili prej nesh duhet të marrë përgjegjësinë, për të parandaluar përhapjen e infeksionit.
Armët që ka sot e gjithë bota janë zbatimi i tre rregullave:
A po i zbatojmë ato, për të mbrojtur veten, për të mbrojtur njerëzit e dashur dhe për të treguar solidaritetin me autoritetet shëndetësore, në këtë luftë të paprecedentë për jetën?
Pyeteni veten ju lutem, çdo herë që dilni nga shtëpia: A jam duke i përdorur këto armë?
Shkujdesja, shpërfillja dhe mohimi janë aleatët më të mirë të Covid-19.
Sot është dita kur duhet të peshojmë mirë çdo veprim tonin, për të mos i hapur rrugë virusit të rrezikshëm, për të mos e lejuar të na dëmtojë njerëzit e dashur.
Ne do të vazhdojmë të bëjmë maksimumin që mundemi, duke mos kursyer asgjë nga kapacitetet tona, të cilat siç e dini, nuk janë të pafundme.
Por siç e kam përsëritur me dhjetëra herë: Përhapja e virusit nuk parandalohet në spitale. Atë e ka në dorë gjithësecili prej jush🙏🏼
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *