Connect with us

Aktualitet

Covid, Mjeku Imunolog: Pse Nuk Duhen Përdorur Antibiotikët dhe Kortizonikët

Mjeku imunolog Genc Sulçebe shprehet se përse nuk duhet të bëhen antibiotikët dhe kortizonikët sepse ato e ulin sistemin imuntar. Këto mjekime duhet të bëhen vetëm për personat mbi 60 vjeç ndërsa për të tjerët duhet të bëhen në stadin e vonshëm, pas 10 ditëve.

“Stop antibiotikëve stop kortizonikëve, ulin sistemin imunitar. Është një infeksion viral i cili vetëm në 10% jep komlikacione për t’u shtruar në spital dhe 10% janë njerëzit e rrezikuar, meshkujt mbi 60-vjeç, ata me sëmundje shoqëruese, një grup kontigjen që është i rrezikuar.

Të tjerët nuk kanë nevojë të marrin asnjë lloj mjekimi. Sistemi imunitar normal e dominon virusin dhe vetë-shërohet, në rastet ekstreme ky virus mund të japi komplikacione, vetë sistemi imunitar jep një farë bllokimi dhe këtu duhet kortizoniku, vetëm në stadin e vonshëm, pas 10 ditëve. NË 10 ditëshin e parë sistemi imunitar reagon dhe e eliminon virusin,

Ata që e kalojnë si gripë të lehtë mos merr asnjë lloj mjekimi. Mjekime të pa dëgjuara, abuzive dhe që janë skandaloze. Sistemi imunitar normal, të gjithë ne kështu e kemi, kemi shkallë të ndryshe të reagimit, ne e kalojmë këtë infeksion, jep një gjendje gripale, zgjat pak por imuniteti e përballon dhe vetëshërohet. Ka raste që jep komplikacione, që jep një farë bllokimi të rrugës së mushkërive dhe duhet medikament.

Vetëm në stadin e vonshëm pas 10 ditëve. Ditët e para sistemi imunitar reagon dhe e largon virusin. Ndonjëherë saturimi i oskigjenit gënjen, ndonjëherë nuk janë të sakta. Një gjykim i kujdesshëm i mjeku i cili duhet të thotë duhet drejtuar në spital apo jo”, u shpreh mjeku./Top Channel

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Vdekja e mistershme e të moshuarve në Dropull, lirohen personat e shoqëruar në polici

Ditën e sotme, u përcollën në banesën e fundit, dy të moshuarit që u gjetën të vdekur dhe me shenja dhune në banesën e tyre. Të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët në Bodrisht të Dropullit i dhanë lamtumirën e fundit Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, e cila vijon ende e pazbardhur, policia ka shoqëruar mbi 10 persona. Ndërkohë pasi kanë dhënë deklarimet e tyre, personat e shoqëruar janë lënë të lirë. Disa pista hetimi janë ngritur për vdekjen e tyre, ku deri tani, nga policia dhe prokuroria është lënë në hije pista e një grabitje të mundshme. Kjo pasi edhe pensioni që i moshuari kishte marrë pak ditë më parë në Greqi iu gjet në portofol. Gjithashtu është hedhur poshtë dhe versioni se çifti mund të ketë vrarë njëri- tjetrin.

Kryefamiljari i cili kishte marrë një plagë në kokë kishte ndërruar jetë në oborrin e shtëpisë ndërsa pak metra larg tij, në brendësi të banesës u gjet e vdekur edhe bashkëshortja gjithashtu me shenja dhune në trup. Sipas policisë të moshuarit u goditën me mjete të forta rrethanore por burime thanë se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mjet i tillë. Për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, grupi hetimor është rikthyer sërish në banesën e të moshuarve. Ekspertët kriminalist janë në pritje të ekzaminimeve të disa provave materiale të marra në brendësi të banesës së çiftit të viktimave.

Continue Reading

Aktualitet

E pazakontë/ Mjeti përplas biçikletën, motorin, makinën, këmbësorin dhe përfundon në lavazh

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të premte në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me Unazën e qytetit të Durrësit.

Mësohet se një automjet, i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një biçiklist, një këmbësor, një motor dhe një automjet të parkuar, për t’u përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët teksa kanë rrethuar vendin e aksidentit deri në përfundim të hetimit, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Continue Reading

Aktualitet

Ndalimi i tregtisë me Izraelin/ Erdogan: 9.5 mld dollarë më pak, për ne nuk ndryshojnë gjë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Turqisë për të ndaluar tregtinë me Izraelin. Ai tha se tashmë është koha për të vepruar dhe se durimi kishte përfunduar.

Sipas Erdogan opozita në Turqi shfrytëzoi faktin që qeveria nuk ndërmori masa kundër Izraelit dhe e përdori diçka të tillë për zgjedhjet në vend.

“Zhvillimet e fundit në operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza nuk janë të pranueshme. Kjo është arsyeja pse ne besojmë se ishte e nevojshme të ndërmerreshin këtë hap. Ne prisnim të shihnim qetësimin e situatës përpara se të merrnim këto masa, por opozita e shfrytëzoi këtë për të na sulmuar Pasi të kenë përfunduar zgjedhjet, ne kalojmë te veprimet dhe faktet”, tha Erdogan.

Ndalimi i importeve dhe eksporteve do të vazhdojë derisa të ketë një armëpushim dhe të garantohet aksesi i popullatës në ndihma humanitare.

“Ndërmjet 40 dhe 45 mijë civilë të pafajshëm u vranë me bashkëpunimin e Perëndimit dhe në veçanti të Amerikës. Tani durimi ka mbaruar dhe ne kemi marrë këtë masë. Tregtia me Izraelin ishte 9.5 miliardë dollarë, për ne nuk ndryshon asgjë hiqni dorë, dera është e mbyllur”, përsëriti Erdogan.

Continue Reading

Aktualitet

Vrasja e të moshuarve në Dropull, shoqërohen 9 banorë në Komisariat, çfarë gjeti policia

9 banorë të fshatit Bodrishtë dhe një bari shtegëtar të imëtash janë shoqëruar nga policia e Gjirokastrës, nën cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin ndaj dy të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia bashkëshortë mes tyre.

Deri tani të shoqëruarit janë banorë që jetonin në afërsi të banesës së çiftit, persona me të cilët mund të kenë pasur debate për kufijtë e pronës si dhe bariu që nuk është banor i fshatit, por që mendohet se mund të ketë qenë në rrugën para banesës në momentin e krimit e që dyshohet se ka dijeni për të.

Policia gjithashtu ka gjetur një levë hekuri në pjesë e pasme të banesës objekt që është marrë në konsideratë në cilësinë e provës pasi dyshohet se të moshuarit kanë marrë goditje nga i njëjti objekt, burri në pjesën anësore të kokës dhe gruaja në pjesën e shpinës. Goditjet sipas ekspertëve kanë qenë vdekjeprurrëse sepse janë shkaktuar nga një mjet i fortë.

Hetuesit janë duke pritur analizat e ADN-së për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen dhe identifikimin e autorit të këtij krimi.

Continue Reading

Aktualitet

SKEMA PIRAMIDALE/ SPAK merr në dorë grupin e mikrokredive, zbulohen 8 emrat e parë që do japin llogari para drejtësisë

Një ditë pasi ZËRI publikoi detaje nga komunikimi mes Bankës së Shqipërisë dhe Prokurorisë së Posaçme, ku BSH-së dhe guvernatorit Gent Sejko i kërkohet llogari dhe informacion se përse lejoi aktivitetin e Microcredit Albania dhe Final, sot hetimi ka avancuar. Në ditët në vijim, SPAK do të regjistrojë një dosje penale, që siç ZËRI e ka njoftuar dhe paralajmëruar shumë kohë më parë, do të jetë çmontimi i një prej skemave piramidale më të mëdha që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Hetimi i dhënies së mikrokredive abuzive me norma interesi stratosferike dhe të përballueshme u kthye në makthin e mijëra qytetarëve që ranë në grackën e një kredie të shpejtë dhe pa shumë dokumenta, por që më pas u përballën me studio ligjore të licensuara nga Banka që iu mori paratë me metoda nga më të ndryshmet.

Pas hetimit të prokurorit Leonard Filopati, dosja i kaloi SPAK, pasi dyshimet e prokurorisë së Tiranës ishin se nuk kemi të bëjmë vetëm me një proces abuziv, por me veprime që i përmbajnë të gjitha elementët e një grupi të strukturuar kriminal, ku të përfshirë janë MCR, Final, Fondi Besa dhe dhjetra përmbaruesë.

Të ndihmuar nga lidhjet në Bankën e Shqipërisë, ata zhvatën qytetarët duke iu marrë paratë e mikrokredive përfshirë interesat, gjobat dhe kamatvonesat.

Aktualisht në dosjen e SPAK rreshtohen emrat e përmbaruesve: 

Lefter Cenaj,

Helidon Xhindi,

Fatos Alimadhi,

Saimir Dogjani,

Astrit Kaptelli,

Rrok Deda

dhe Altin Vako.

Ata deri në këtë kohë kanë punuar për MCR, “Micro Credit Albania”, institucion mikrokredie që deri pak kohë më parë kontrollohej nga Olsi dhe Elda Ibro, burrë e grua, tashmë në arrati dhe administratori Andis Gjoka.

Kompania tjetër, Final Shpk, zotërohet nga çifti tjetër Arben Meskuti dhe Vasil Bakallbashi.

Janë mijëra dosje që janë kryer në mënyrë fiktive duke iu marrë qytetarëve prona e asete për shuma qesharake parash të dhëna me mikrokredi.

Prokuroria e Tiranës i kërkon SPAK të regjistorjë hetimin me akuzat si “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Mospagim taksash”, “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”. Në dosje janë gjithashtu të përmendur edhe zyrtarë të Bankës së Shqipërisë, përfshirë edhe Guvernatorin Gent Sejko dhe zv,guvernatorin Deniz Derralla, të cilët dyshohet si kanë hapur derën jeshile kësaj skeme duke i lejuar këto institucione të zhvasin qytetarët, në një treg që mendohet se kap vlerën e gati 500 milionë eurove.

Por çfarë është ky skandal për të cilin flitet pak? 

Prej 6 muajsh, ZËRI denoncon dhe grumbullon dëshmi të viktimave që ranë pre e njoftimeve grackë për të marrë kredi në zyra mikrokredie. Këto zyra përmes njoftimeve online dhe në televizione, krijuan një perceptim të gabuar te qytetarët se ishin njësoj si bankat e tjera. Në fakt, në realitet këto zyra japin kredi shpejt dhe me norma përtej normales. Pa asnjë filtër, Kredo, Iutecredit apo Fondi Besa, iu japin qytetarëve mikrokredi në situata që ata nuk munden dot kurrsesi ti paguajnë. Këtu nisi dhe kalvari i abuzimeve. Kreditë e këqija të mikrokredive përfshirë dhe ato të bankave iu shitën MCR, ku në një rast, vetë gruaja e guvernatorit Gent Sejko, në postin e drejtoreshës së Tirana Bank, shiti 5 mijë kredi me një të rënë të lapsit te dyshja Olsi dhe Elda Ibro, të cilët me licencën e dhuruar nga Guvernatori nisën presionet dhe shantazhet mbi viktimat për të mbledhur paratë. Bashkë me ta, në treg janë dhe qindra zyra ligjore që ushtrojnë presion për mbledhjen e parave duke shkelur haptaz ligjin për njoftimin, kamatvonesat apo kalimin e çështjes në gjykatë. Tashmë çështja është në duart e SPAK dhe kutia e “Pandorës” pritet të hapet. Kush i lejoi, për kë punuan këta agjentë mikrokredie dhe ku abuzuan ata, këto janë disa nga pyetjet që shtrohen sot? SPAK duhet ti japë një përgjigje!/ Marrë nga Zëri.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING