Connect with us

Bota

“NATO pa SHBA-të është një tigër letre”, Trump kritik me aleatët

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka kritikuar ashpër NATO-n, duke thënë se pa Amerikën, aleanca është një “tigër letre”.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump u ankua për aleatët e NATO-s që nuk iu përgjigjën thirrjes së tij për të siguruar siguri në Ngushticën e Hormuzit.

“Tani që lufta është FITUAR Ushtarakisht, me shumë pak rrezik për ta, ata ankohen për çmimet e larta të naftës që detyrohen të paguajnë, por nuk duan të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, një manovër e thjeshtë ushtarake që është arsyeja e vetme për çmimet e larta të naftës. Kaq e lehtë për ta për ta bërë, me kaq pak rrezik. FRIKACAKË!”, shkroi ai.

 

 

Të hënën, Trump paralajmëroi se NATO përballet me një “të ardhme shumë të keqe” nëse aleatët nuk i përgjigjen thirrjes së tij për të krijuar një forcë ndërkombëtare policore detare

Ngushtica e Hormuzit është një rrugë kyçe për naftën dhe gazin global nga Gjiri, duke transportuar rreth një të pestën e naftës bruto në botë.

Pjesa më e madhe e trafikut detar është ndalur që nga fillimi i marsit, menjëherë pas fillimit të luftës në Iran.

Çmimet e naftës janë rritur mbi 100 dollarë (86 euro) për fuçi në javët e fundit.

Advertisement