Connect with us

Politike

“Ndjesa ime vlen më shumë se cinizmi yt”/ Vijon përplasja Manja-Peleshi

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, reagoi në foltoren e Kuvendit sa i përket replikës që pati me kryeparlamentarin, Niko Peleshi.

Ai iu drejtua duke i thënë se i kërkoi ndjesë, por në vend që ta pranonte, Manja u shpreh se Peleshi zgjodhi të ‘dominonte’ me cinizëm.

“Zoti Kryetar i Kuvendit, meqë qëparë nuk ma dhe fjalën për të konsumuar minutat e mia për t’ju përgjigjur Sali Berishës për akuzat që bëri, të paktën të të kërkoja dhe ndjesën me mikrofon se të ula gradat që ke. Preferove që në vend të ndjesës publike time, të dominojë cinizmi yt me mikrofon. Dua të të kërkoj që fuqia e ndjesës edhe pa mikrofon është shumë më e fortë sesa cinizmi i kujtdo në raport me kolegët në këtë sallë. Unë e njoh rregulloren e Kuvendit”, tha ndër të tjera Manja.

Advertisement